May 23, 2020 21:06 Europe/Tirane
  • Irani do të përgjigjet nëse SHBA krijon probleme për tankerët e naftës në Venezuelë

Presidenti i Iranit Hasan Ruhani paralajmëroi për veprime hakmarrëse kundër Shteteve të Bashkuara, në qoftë se Uashingtoni do të krijojë probleme për tankerët iranianë që transportojnë karburant në Venezuelë.

"Nëse tankerët tanë në Karaibe ose kudo në botë përballen me probleme të shkaktuara nga amerikanët, SHBA-të gjithashtu do të kenë probleme të së njëjtës natyrë," tha të Shtunën Ruhani në një bisedë telefonike me Emirin e Katarit Sheikun Tamim bin Hamad al- Thani. Ai shtoi se Irani i kushton një rëndësi të veçantë sigurisë rajonale dhe theksoi se disa veprime të SHBA-së në pjesë të ndryshme të botës kanë çuar në "kushte të papranueshme", por "ne kurrë nuk do të iniciojmë ndonjë tension apo konflikt." Irani rezervon të drejtën e ligjshme për të mbrojtur sovranitetin e tij kombëtar dhe integritetin territorial dhe të sigurojë interesat e veta, tha Ruhani, duke shtuar: "Ne shpresojmë që amerikanët të mos bëjnë ndonjë gabim." Ruhani bëri thirrje për zgjerimin e marrëdhënieve Teheran-Doha në fusha të ndryshme, veçanërisht në sektorët ekonomik dhe tregtar, dhe tha se të dy vendet duhet të ringjallin bashkëpunimin ekonomik në përputhje me protokollet shëndetësore në mes të epidemisë vdekjeprurëse të koronavirusit. Emiri i Katarit, nga ana e tij, tha që vendi i tij kundërshton çdo tension në rajon dhe do të bënte çmos për të ulur tensionet. Katari beson fuqimisht se siguria rajonale duhet të sigurohet përmes bashkëpunimit midis të gjitha vendeve të rajonit, shtoi ai.

 

Tags

Komente