May 23, 2020 21:07 Europe/Tirane
  • Nesër Fitër Bajrami në Iran/ Lideri Suprem fal dhe zvogëlon dënimet e 3,721 të burgosurve me rastin e Fitër Bajramit

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei ka falur dhe ka reduktuar dënimet e një numri të burgosurish iranianë me rastin e Fitër Bajramit.

Ajetollah Khamenei të shtunën ra dakord me një kërkesë të Shefit të Gjyqësorit të Iranit, Ibrahim Reisi për falje ose ulje të dënimeve të 3,721 të burgosurve. Ramazani, muaji i nëntë i kalendarit islam, përfundon me festimin e Fitër Bajramit, i cili është një nga festat kryesore fetare në Islam. Dita e nesërme ( E Dielë) është shpallur festa e Fitër Bajramit në Iran, por për shkak të masave të distancimit social, ceremonia e namazit të Fitër Bajramit nuk do të organizohet.

 

Tags

Komente