May 24, 2020 20:55 Europe/Tirane
  • Ruhani dhe Erdogan kërkojnë hapjen e kufijve

Presidenti i RII, Hasan Ruhani, në një telefonatë me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan të Dielën tha se kufiri ajror dhe tokësor i dy vendeve fqinje duhet të rihapet për të rifilluar lidhjet tregtare dhe shkëmbimin e përvojave në luftimin e koronavirusit.

Duke ju referuar problemeve që ka sjellë për ekonominë e botës pandemia e koronavirusit, të dy presidentët theksuan se kufijtë e Iranit dhe Turqisë duhet të rihapen për të rifilluar tregtinë. Ata shpresuan që me formimin e komisionit të përbashkët ekonomik në të ardhmen e afërt, pas kontrollimit të pandemisë, me zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme zhvillime të reja do të ndodhin në lidhjet ekonomike mes Iranit dhe Turqisë. Duke iu referuar bashkëpunimit të mirë midis dy vendeve në periudha të ndryshme kohore, ata theksuan domosdoshmërinë e bashkëpunimit në luftimin e pandemisë së koronavirusit. Presidenti Ruhani tha se të dy vendet kanë vendosur tashmë rekorde për bashkëpunimin ekonomik, duke shtuar se në kushtet e tanishme është e nevojshme që kufijtë të hapen përsëri për të rifilluar tregtinë. Erdogan theksoi se bashkëpunimi midis dy vendeve në lidhje me pandeminë e koronavirusit mund të jetë shumë i dobishëm. Ai shtoi se do të lëshonte urdhrat e nevojshëm për të hapur kufijtë dhe për të ecur përpara me tregtinë me Iranin.

 

Tags

Komente