May 24, 2020 23:08 Europe/Tirane
  • Mega-sfida e SHBA në Karaibe

E para nga pesë cisternat iraniane që janë dërguar nga Irani për shpërndarjen e benzinës në Venezuelë, mbërriti të Dielën në zonën ekskluzive ekonomike të Venezuelës, nën sytë e hutuar të një Amerike e cila po vështron fundosjen e kësaj doktrine qesharake të njohur si Monroe, e cila përcakton Amerikën Latine si oborrin privat të SHBA.

Një ditë më parë, Republika Bolivariane kishte bërë një gjest që asnjë vend tjetër i Amerikës Latine nuk ka guxuar të bëjë, për dekada të tëra. Ushtria e Venezuelës tha se dëshironte të shoqëronte tankerët iranianë dhe shkoi aq larg sa të fillonte një stërvitje të madhe ushtarake për të dëshmuar se nuk bënte shaka. Të Premten, 22 maj, në ishullin Venezuelan të Orchila-s, sistemet e raketave anti-ajrore Buk-M2E dhe S-125 kryen testime raketore, ndërsa në qiell avionët Su-30 të Forcës Ajrore të Venezuelës testuan raketat e tyre anti-anijeve X-31, në rast se flota luftarake amerikane, e cila ka qenë duke lëvizur përreth Venezuelës me javë të tëra, guxon të kalojë Rubikonin. Ka filluar të shfaqen premisat e një tërmeti gjeostrategjik, i aftë të rrëzojë rendin e vendosur në Amerikën Latine dhe ky tërmet mban gjurmët e Rezistencës. Tankeri i naftës Fortune arriti në brigjet e Venezuelës nën përcjelljen ushtarake, ndërsa Marina e SHBA nuk guxoi të bëjë asnjë veprim. Ministri i Naftës së Venezuelës në një mesazh të publikuar në Twitter, ka shkruar: “Në emër të Nikolas Maduro dhe në emër të të gjithë popullit të Venezuelës, i përshëndesim anijet e Republikës Islamike të Iranit të cilat do të hyjnë në portet tona”. Forcat detare dhe forcat ajrore të Venezuelës e kanë shoqëruar anijen transportuese të karburanteve “Fortune”. Kanali informativ Russia Today ka raportuar se një anije luftarake amerikane ishte duke përcjellë anijen “Fortune”, por pasi ajo është futur në ujërat territoriale të Venezuelës, anije luftarake amerikane është larguar. Shenjë e një përmbysje të qartë të trendit, imazhet e shoqërimit ushtarak të anijes Fortune nga ushtria Venezueliane u transmetuan drejtpërdrejt nga kanali i lajmeve të Venezuelës "Tele Sur" ndërsa ushtria e Republikës Bolivariane është në një gjendje alarmi maksimal. Dhe kjo nuk është e gjitha: Cisterna Fortune pritet në Porto Cabello, në shtetin e Carabobo, ku ka një rafineri dhe zona të tjera të naftës, objekte të cilat Irani aktualisht po i rinovon, përsëri në mosrespektim të plotë të sanksioneve të SHBA. Të Shtunën, Presidenti Maduro nuk ngurroi duke lëshuar një ultimatum për SHBA përmes OKB: Përfaqësuesi i përhershëm i Venezuelës, Samuel Moncada, informoi sekretarin e përgjithshëm Antonio Guterres, për kërcënimet ushtarake të Uashingtonit dhe faktin që Karakasi ishte përgatitur në mënyrë të përsosur për të luftuar. Dhe duke qenë se është çështje e sfidimit të SHBA në një front të dyfishtë në Gjirin Persik-Karaibe, Presidenti iranian Ruhani paralajmëroi seriozisht: "Nëse tankerët tanë në Karaibe ose kudo në botë përballen me probleme të shkaktuara nga amerikanët, SHBA-të gjithashtu do të kenë probleme të së njëjtës natyrë," tha të Shtunën Ruhani në një bisedë telefonike me Emirin e Katarit Sheikun Tamim bin Hamad al- Thani. " Irani rezervon të drejtën e ligjshme për të mbrojtur sovranitetin e tij kombëtar dhe integritetin territorial dhe të sigurojë interesat e veta, tha Ruhani, duke shtuar: "Ne shpresojmë që amerikanët të mos bëjnë ndonjë gabim." Dhe në Uashington? Gojët janë mbyllur dhe buzët nuk lëvizin! Revista ushtarake e SHBA-së 'Drive', e cila publikoi një artikull të gjatë për këtë sfidë të përbashkët të  boshtit Venezuelë-Iran ndaj SHBA-ve, pranoi të Shtunën se "Shtetet e Bashkuara nuk dinë me të vërtetë se si të përballen me këtë situatë. Administrata Trump kryesisht është përmbajtur të komentojë mbi këtë çështje, në një gjest total të dorëzimit pasi dërgimi i karburantit përbën një shkelje të sanksioneve amerikane kundër Venezuelës dhe Iranit. Sigurisht që Uashingtoni do të marrë parasysh masat që mund të merrte si përgjigje ndaj transferimit të karburantit, por gjithsesi ato do të jenë sanksione dhe jo masa ushtarake. "Kjo ishte një goditje kryevepër me firmën e boshtit Iran-Venezuelë. Marina e SHBA nuk mund të kapë cisternat pa shkelur të drejtën e lundrimit të lirë. Dhe atëherë ekziston perspektiva e përgjigjes iraniane: nëse Garda Revolucionare e Iranit nuk mund të mbrojë cisternat e naftës në Karaibe, reagimet e saj kundër SHBA do të jenë të menjëhershme në Gjirin Persik, gjë që rrezikon të shkaktojë një konfrontim ushtarak me Iranin. Paralelisht në Karaibe, ushtria e Venezuelës mund të mos jetë aq e fortë sa ajo e Shteteve të Bashkuara, por është e aftë të fundosë ushtrinë amerikane. Sepse Karakasi është në prag të thyerjes së bllokadës totale që i është imponuar vendit, dhe ai nuk mund të rrijë duarkryq. Sidoqoftë, shfaqja e faktorit Iran në këtë luftë që po vjen është një mega-sfidë për Shtetet e Bashkuara pasi që këto të fundit nuk kanë asnjë interes të rrezikojnë dy luftëra në të njëjtën kohë, sepse asnjëra prej të tyre nuk mund të çojë në fitore", shkruan 'Drive'.

 

Tags

Komente