May 25, 2020 20:53 Europe/Tirane
  • Gatishmëria e mbrojtjes e Iranit në nivelin më të lartë në 40 vjet

Irani ka arritur nivelin më të lartë të gatishmërisë së mbrojtjes që nga fitorja e Revolucionit Islamik të vitit 1979, tha një komandant i lartë i Korpusit të Rojeve të Revolucionit Islamik (IRGC), duke theksuar se nuk ka asgjë për popullin iranian që të shqetësohet në këtë drejtim.

"Gatishmëria jonë e mbrojtjes është aktualisht në nivelin më të lartë që nga fitorja e Revolucionit Islamik dhe populli ynë nuk duhet të ketë shqetësime në këtë drejtim," tha Komandanti i Forcës Hapësinore të IRGC, Gjeneral Brigade, Amir Ali Haxhizadeh. "Irani - shyqyr Zotit - aktualisht është i fuqishëm në sektorin e mbrojtjes dhe askush nuk duhet të ketë shqetësime në këtë drejtim. Është armiku ai që duhet të shqetësohet, " shtoi Haxhizadeh. Ai vuri në dukje se nga këndvështrimi i tij, ekonomia është fronti kryesor në të cilin kombi iranian po përballet me problemin më të madh, duke i bërë thirrje popullit dhe autoriteteve iraniane që të përqendrojnë përpjekjet e tyre në zgjidhjen e problemeve ekonomike.

 

Tags

Komente