May 27, 2020 14:59 Europe/Tirane
  • Ministria e Jashtme e Iranit: Dhuna është përgjigja e Amerikës ndaj kërkesës për zbatimin e drejtësisë

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit duke vë në dukje vrasjen e zezakëve nga ana e policisë së Amerikës, ka deklaruar se dhuna dhe forca shtypëse më e madhe është përgjigja e Amerikës ndaj kërkesës për zbatimin e drejtësisë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit ditën e mërkurë në reagim ndaj vrasjes një zezaku tjetër nga ana e policisë raciste të Amerikës, në llogarinë e saj në Twitter ka shkruar: "Gjashtë vite pas lutjeve të Eric Garner i cili thoshte "nuk mund të marrë frymë", kësaj radhe Georg Fluid një zezak tjetër, është vrarë gjatë arrestimit në mënyrë çnjerëzore dhe të egër nga ana e policisë amerikane".

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit ka thënë: "Siç duket dhuna e policisë së Amerikës kundër zezakëve nuk njeh kurrfarë kufiri e mase të caktuar dhe ashtu si gjithmonë, përgjigja e Amerikës ndaj kërkesës për zbatimin e drejtësisë, është përdorimi i forcës dhe dhunës më të gjerë".

Tags

Komente