May 28, 2020 15:32 Europe/Tirane
  • Gjeneral Hatami: Irani do të shtojë praninë e vet në ujërat e lira

Ministri i mbrojtjes së Iranit ka deklaruar se prania e Iranit në ujërat e lira do të shtohet duke projektuar dhe prodhuar lundruese të ndryshme.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se gjeneral Amir Hatami, ministri i mbrojtjes së Iranit, të enjten në ceremoninë e dorëzimit të lundrueseve të shpejta dhe sulmuese-luftarake pranë forcave detare të Gardës Revolucionare të Iranit në portin Bandarabas në jug të Iranit, deklaroi: “Me projektimin dhe prodhimin e lundrueseve të shpejta sulmuese dhe luftarake të forcave detare të Gardës Revolucionare të Iranit, do të forcohet edhe më shumë rripi i sigurisë së Gjirit Persik dhe sidomos të Ngushticës së Hormuzit”.

Gjeneral Hatami duke thënë se këtë vit prania e Iranit në ujërat e lira do të shtohet edhe më shumë me projektimin dhe prodhimin e llojeve të ndryshme të lundrueseve mbi sipërfaqen e detit, shtoi: “Në përgjithësi Irani tani do të shënojë një rritje të konsiderueshme të sasisë së prodhimit në fusha të ndryshme veprimit të forcave tokësore, detare, ajrore elektronike dhe ajrore-hapësinore”.

Gjeneral Amir Hatami duke thënë se Republika Islamike e Iranit me një vijë kufitare ujore mbi 5 mijë kilometra dhe me rezerva të shumta detare përkrahë rezervave të mëdha të naftës dhe gazit që ekzistojnë në thellësinë e detit, gjithnjë është në qendër të vëmendjes së fuqive botërore, theksoi: “Gjiri Persik si qendra më e madhe dhe më e rëndësishme e lidhjeve mes tre kontinenteve dhe duke marrë parasysh resurset shumë të pasura dhe lidhjet e këtij korridori ujor me rajonet e tjera detare të mëdha të botës është bërë shkak që ky rajon të konsiderohet një prej rajoneve më të rëndësishme strategjike të botës”.

Vlen të theksohet se 100 lundruese të shpejta sulmuese-luftarake të prodhuar nga Irani, sot në mëngjes në portin Bandarabas në jug të Iranit, i janë dorëzuar forcave detare të Gardës Revolucionare.

Tags

Komente