May 28, 2020 23:09 Europe/Tirane
  • Maduro falënderon Iranin

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ka falënderuar Iranin për dërgimin e katër cisternave me benzinë në Venezuelën e goditur nga sanksionet ndërsa kritikoi SHBA-të për ndërprerjen e dërgesave ndërkombëtare të karburantit drejt vendit të Amerikës Latine.

Gjatë një fjalimi të mbajtur në Karakas, Maduro falënderoi Liderin Suprem të Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenein, popullin e Iranit dhe qeverinë e Presidentit Hasan Ruhani për "ndihmën, solidaritetin dhe guximin e tyre, i cili ka lejuar arritjen e katër anijeve në Venezuelë me benzinë dhe furnizime me pajisje për rikuperimin e rafinerive. " "Venezuela dhe popujt e botës kanë të drejtën e lirisë ekonomike, lirisë së tregtisë, për të blerë dhe shitur gjithçka që nevojitet në botë," shtoi Maduro. Dërgesat e cisternave me flamur iranian në Venezuelë kanë ngjallur zemërimin e administratës amerikane pasi Irani dhe Venezuela janë nën sanksione të paligjshme të vendosura nga Shtëpia e Bardhë. Presidenti i Iranit Hasan Ruhani paralajmëroi të Shtunën për masa hakmarrëse kundër Shteteve të Bashkuara nëse Amerika shkaktonte probleme për tankerët iranianë. Presidenti Venezuelës Nicolas Maduro gjithashtu ka hedhur poshtë kërcënimet e Uashingtonit, duke këmbëngulur se Teherani dhe Karakasi "të dy duan paqe, dhe kanë të drejtën të tregtojnë lirshëm".

 

Tags

Komente