May 28, 2020 23:40 Europe/Tirane
  • Trump nuk do ta harrojë këtë shuplakë

"Ky hap është një model i ri i bashkëpunimit midis vendeve që janë subjekt i sanksioneve të rënda.

Dhe ky është një shembull që mund të prishë dominimin e Shteteve të Bashkuara, si dhe modelin e një bote njëpolare që Amerika ua imponon miqve dhe armiqve të saj", shkruhet në një artikull në të përditshmen Rai al-Youm mbi disfatën e fundit të Shteteve të Bashkuara, kësaj radhe pranë bregdetit të Venezuelës. Mahmud al-Bazi, autor dhe analist politik, në një artikull të titulluar "Mesazhet e ndryshme të mbërritjes së cisternave iraniane të naftës në Venezuelë deri tek shuplakat e marra nga Trump", shkroi: "A ka filluar rrëzimi i sistemit njëpolar të udhëhequr nga SHBA? Ne injorojmë ndjenjat e Presidentit amerikan Donald Trump, i cili nga afër ndoqi ardhjen e tankerit të parë iranian të naftës në Venezuelë, një veprim që sfidoi kërcënimet e tij, ose ato që ai mund të ketë ndjerë pasi bllokada mizore e imponuar ndaj popullit të Venezuelës është thyer. Por ne e dimë shumë mirë që ndjenja e tij është ajo e një njeriu të falimentuar dhe të poshtëruar ". Dy ditë më vonë, anija e tretë iraniane iu afrua bregdetit të Venezuelës, duke injoruar kërcënimet dhe shantazhet e Uashingtonit. "Trump ka marrë shuplaka të dhimbshme nga vendet që preferojnë pavarësinë. Ndoshta të njëjtat shuplaka e shtynë të shkonte në kampin e tij të pushimit personal dhe të luante golf, ndërsa New York Times publikoi në faqen e parë shifrat e të vdekurve të koronavirusit, numri i të cilëve i ka tejkaluar 100,000. Ne nuk e dimë me të vërtetë se çfarë kampi tjetër të pushimit ose çfarë loje do të përdorë Trump nëse tankeri i pestë i naftës iraniane ankorohet në brigjet e Venezuelës. Po, pesë cisterna nafte do të zgjidhin një pjesë të vogël të problemeve të Venezuelës, por duket se duhet të jemi në kërkim të synimeve të fshehta të këtij furnizimi. Autoritetet iraniane u kanë dërguar disa mesazhe armiqve dhe aleatëve të tyre. Mesazhet e tyre për armikun janë se Teherani nuk do të shkojë më në tryezën e bisedimeve që Trump e ka braktisur dhe se politika e presionit maksimal kundër Iranit ka qenë joefektive. Ky hap është një model i ri i bashkëpunimit midis vendeve që u janë nënshtruar sanksioneve të rënda. Me dërgimin e këtyre cisternave në Venezuelë, Irani dërgoi mesazhe të tjera sekrete për aleatët e tij: Ai mbetet ende një lojtar kryesor në rajon dhe ende mban kartën fituese. Irani dëshiron ta sqarojë përfundimisht se tërheqja e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore, rivendosja e sanksioneve ekonomike dhe kërcënimet ushtarake të bëra kundër tij, nuk kanë funksionuar aspak.

 

Tags

Komente