May 29, 2020 09:50 Europe/Tirane
  • Mousavi drejtuar Amerikës: Ose respektoni kombin iranian, ose qëndroni të urryer

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke reaguar ndaj deklaratës qesharake të Brian Hook, përfaqësuesi special i DASH për Iranin,

deklaroi se populli iranian me vullnet të plotë dhe të hekurt shkatërron të gjithë presionin maksimal të Uashingtonit. Abas Mousavi duke iu drejtuar Amerikës tha: ose respektoni kombin iranian ose do të mbeteni të urryer dhe të izoluar. Përfaqësuesi special i qeverisë së Amerikës për çështje të Iranit përsëri ka theksuar se do të vazhdojë politika e sanksioneve dhe presionit maksimal të Amerikës kundër Iranit.  Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Brian Hook të mërkurën në një intervistë me faqen informative sioniste “Jewish news syndicat”, edhe një herë ka përsëritur akuzat e veta të pabaza kundër Republikës Islamike të Iranit dhe pretendoi: “Amerika ka shtuar sanksionet dhe presionet kundër Iranit për të ndaluar këtë vend nga qasja në armët bërthamore”.  Deklaratat qesharake të Hook bëhen në kohën kur ANEA deri më tani në shumë raporte të saj, ka konfirmuar se programi atomik i Iranit ka vetëm qëllime paqësore dhe Teherani vazhdon ta zbatojë marrëveshjen bërthamore.  Brian Hook në këtë intervistë gjithashtu ka pretenduar se politikat e qeverisë së Trump janë bërë shkak që të bie forca ekonomike e Republikës Islamike të Iranit.

Tags

Komente