May 29, 2020 13:25 Europe/Tirane
  • Agjencia e Energjisë Atomike të Iranit: Lajme të mira do të vijnë nga industria atomike e Iranit

Agjencia e Energjisë Atomike të Iranit pas veprimit të fundit të Amerikës për vendosjen e sanksioneve ndaj dy shkencëtarëve atomik të Iranit, ka deklaruar se lajme të mira do të vijnë nga industria atomike e Iranit.

Agjencia e Energjisë Atomike të Iranit me anë të një mesazhi të publikuar në Twitter ka reaguar ndaj deklaratës së Mike Pompeo, sekretarit amerikan të shtetit i cili ka bërë të ditur vendosjen e emrave të dy shkencëtarëve të industrisë atomike të Iranit në listën e sanksioneve të reja të qeverisë së Amerikës, ndërsa ka deklaruar: “Përpjekjet e ulëta të vendimmarrësve të Shtëpisë së Bardhë për të vendosur emrat e dy shkencëtarëve të industrisë atomike të Iranit në listën e sanksioneve të reja të Uashingtonit, tregon vazhdimin e qasjes armiqësore të qeverisë amerikane në përballjen jo të mençur me shkencëtarët e rrugës së progresit dhe zhvillimit të Iranit Islamik”.

Agjencia e Energjisë Atomike të Iranit duke thënë se veprime të tilla nuk do të krijojnë kurrfarë pengese në vullnetin dhe vendosmërinë e të rinjve dhe shkencëtarëve iranianë në rrugën për të çuar përpara qëllimet e larta të Republikës Islamike të Iranit, ka shtuar: “Ne e shfrytëzojmë këtë rast dhe përsëri ua bëjmë të qartë dashakeqësve të Iranit se rezultati i vetëm që të do të dalë nga përballjet e paligjshme dhe në kundërshtim me parimet dhe standardet e ligjeve ndërkombëtare me popullin e Iranit, është forcimi i moralit dhe vullnetit të ekspertëve dhe hulumtuesve iranianë dhe dobësimi i pozitës dhe rolit të armiqve të Iranit në arenën ndërkombëtare”.

Tags

Komente