May 29, 2020 13:37 Europe/Tirane
  • Gjeneral Hatami: Nëse Gjiri i Persik do të jetë i sigurt, të gjitha vendet e rajonit do të përfitojnë nga kjo siguri

Ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit ka deklaruar se nëse rajoni i Gjirit Persik do të jetë i sigurt, atëherë të gjitha vendet e këtij rajoni do të përfitojnë nga kjo siguri, mirëpo nëse Gjiri Persik nuk do të jetë i sigurt, ky rajon do të jetë i pasigurt për të gjitha vendet e rajonit.

Gjeneral Amir Hatami, ministri i mbrojtjes së Iranit, gjatë vizitë që zhvilloi në fazat e fundit të projektit për ndërtimin dhe pajisjen e destrojerit “Dena” dhe lundrueses për zbulimin e minave “Saba” në Bandarabas, ka thënë: “Vendet e rajonit të Gjirit Persik janë përgjegjëse për garantimin dhe vendosjen e sigurisë në këtë rajon dhe lejimi i ndërhyrjes së Amerikës në rajon nga ana e vendeve fqinjë të Iranit, është një gabim strategjik”.

Ministri i mbrojtjes së Iranit shtoi: “Eksperienca gjatë gati një shekulli të kaluar ka treguar shumë qartë se faktorët e huaj gjithnjë me pretekst të garantimit të sigurisë në Gjirin Persik, kanë qenë shkaktarë të pasigurisë në këtë rajon. Ata me politikën e tyre iranofobiste dhe me krijimin e krizave në rajonin e Gjirit Persik dhe pastaj duke krijuar varësi në fushën e sigurisë për vendet e rajonit të Gjirit Persik, synojnë të shesim me miliarda dollarë armatime dhe të ruajnë bazat e tyre në rajon”.

Gjeneral Hatami duke thënë se forcat detare të Iranit kanë vërtetuar pozitën e fuqishme të tyre në fushën e mbrojtjes së ujërave territoriale të Iranit dhe po fuqishëm po marrin pjesë në kryerjen e misioneve të ndryshme detare në ujërat ndërkombëtare, theksoi: “Prania e fuqishme e forcave detare të Iranit njihet si një mbështetës i sigurt në fushën e luftës kundër terrorizmit në dete të ndryshme”.

Tags

Komente