May 29, 2020 19:50 Europe/Tirane
  • Irani dhe Turqia duhet të promovojnë siguri të qëndrueshme

Kryetari i ri i Parlamentit të Iranit Muhamed Baker Kalibaf theksoi se Republika Islamike dhe Turqia duhet të forcojnë më tej bashkëpunimin rajonal me qëllim të promovimit të paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Në një telefonatë me kryetarin e Parlamentit të Turqisë, Mustafa Sentop të premten, Kalibaf theksoi rëndësinë e forcimit të unitetit dhe solidaritetit midis kombeve myslimane për të shkatërruar komplotet e regjimit izraelit. Ai theksoi të përbashkëtat e shumta midis dy vendeve dhe tha se Irani dhe Turqia gjithmonë kanë gëzuar "marrëdhënie miqësore në nivelin më të lartë". Kalibaf tha se Parlamenti iranian ishte i gatshëm të marrë çdo vendim për të zgjeruar marrëdhëniet e ndërsjella, veçanërisht në sektorin ekonomik. Kryetari i Parlamentit turk, nga ana e tij, e uroi homologun e tij të ri iranian dhe shkëmbeu mendime me të për zhvillimet e fundit në rajon. Sentop tha se Parlamenti i Turqisë mirëpret zgjerimin e marrëdhënieve të përzemërta në fusha të ndryshme politike, ekonomike, kulturore dhe parlamentare. Ai gjithashtu shprehu besimin se Teherani dhe Ankaraja do të rrisin më tej shkëmbimet tregtare dhe ekonomike pas kontrollit të pandemisë vdekjeprurëse të koronavirusit.

 

Tags

Komente