Qershor 01, 2020 13:54 Europe/Tirane
  • Ra'isi:Krimet e Amerikës kundër qytetarëve të vet, kanë zbuluar fytyrën pa maskë të këtij shteti

Kryetari i sistemit gjyqësor të Iranit vuri në dukje dhunën çnjerëzore të policisë së Amerikës kundër qytetarëve dhe zezakëve të këtij vendi dhe tha se krimet e policisë së Amerikës në vrasjen e një personi zezak, kanë zbuluare fytyrën e vërtetë dhe pa maskë të këtij shteti.  

Sejed Ibrahim Ra'isi, kryetari i sistemit gjyqësor të Iranit, sot në mbledhjen javore të këshillit të lartë të funksionarëve të sistemit juridik të Iranit, tha se racizmi në sistemin hegjemonist dhe arrogant të Amerikës ekziston në përmasa të mëdha dhe protestat e gjera të qytetarëve në Amerikës, është një irritim i grumbulluar përgjatë dhjetëra viteve në këtë vend sidomos në mesin e qytetarëve zezakë kundër regjimit hegjemonist dhe arrogantë.

Ra'isi shtoi: "Amerika edhe pse në territorin e saj mbanë selinë e OKB, mirëpo ky regjim racist është shkelësi më i madh i konventave ndërkombëtare.

Sejed Ibrahim Ra'isi në fund theksoi se paaftësia e qeverisë së Amerikës në administrimin e krizës së virusit Korona është bërë shkak që mbi 100 mijë njerëz të humbin jetën në këtë vend si pasojë e infektimit me virusin Korona. Ne shpresojmë se qytetarët e Amerikës do të realizojnë të të drejtat e tyre legjitime në këtë vend.

 

Tags

Komente