Qershor 01, 2020 14:45 Europe/Tirane
  • Fjalimi i liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit me rastin e përvjetorit të vdekjes së Imam Khomejnit (ra) do të transmetohet drejtpërdrejtë

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, ditën e mërkurë më 3 qershor me rastin e 31 vjetorit të vdekjes së Imam Khomejnit (ra), do të mbajë një fjalim të drejtpërdrejtë nëpërmjet kanaleve televizive.

Zyra informative e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit njoftoi se Ajetullah Khamenei të mërkurën në ora 11 sipas orës lokale të Teheranit, nëpërmjet rrjeteve sociale Instagram dhe Twitter me adresë "KHAMENEI.IR" dhe kanaleve të Radiotelevizionit të Republikës Islamike të Iranit, do të mbajë fjalimin në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Ceremonia e përvjetorit të vdekjes së Imam Khomejnit, themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, zakonisht për çdo vit organizohet në mauzoleun e Imam Khomejnit (ra), mirëpo sipas urdhëresave dhe rregulloreve shëndetësore të shtabit kombëtar për t'u përballur me virusin Korona, këtë vit kjo ceremoni nuk do të organizohet në mauzoleun e Imam Khomejnit (ra).

Të mërkurën më 14 khordad 1399 të kalendarit iranian që përkon me 3 qershor 2020, shënohet 31 vjetori i vdekjes së Imam Khomejnit (ra).

 

Tags

Komente