Qershor 01, 2020 14:45 Europe/Tirane
  • Tregtia e armatimit, është e drejtë legjitime e Iranit si një vend i pavarur

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se çfarëdo lloj tregtie duke përfshirë edhe tregtinë e armatimeve në fushën e shitblerjes, është e drejtë legjitime e Republikës Islamike të Iranit si një vend i pavarur.

Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të hënën (sot) në mëngjes në konferencën për shtyp, tha se Republika Islamike e Iranit është një prej vendeve prodhuese të mjeteve të ndryshme luftarake dhe shtoi: "Teherani njëkohësisht me mënjanimin e disa kufizimeve të cilat i kanë vendosur në të kaluarën kundër Iranit, në kuadër të tregtisë së lirë me disa vende sipas përcaktimit të vet, do të marrë iniciativë për shitblerjen e armatimeve. Irani në bazë të normave të tregut, nuk do të ketë kurrfarë kufizimesh dhe për Iranin nuk ka dallim se pala tjetër e tregtisë të jetë Rusia, Kina apo vendet fqinjë".  

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit gjithashtu duke dënuar çfarëdo lloj veprimi që kërcënon dhe vendos në rrezik shëndetin e njerëzve dhe që shkakton prodhimin e armëve biologjike, tha: "Lejimi i amerikanëve që ta shfrytëzojnë territorin e vendeve të ndryshme të botës për kryerjen e testimeve të veçanta, mund të shkaktojë veprime terroriste dhe biologjike të cilat do të krijojnë probleme të mëdha për rendin dhe sigurinë ndërkombëtare dhe nga e Iranit veprime të tilla janë të dënuara".

Musavi në vazhdim ka reaguar edhe ndaj sanksioneve të reja të Amerikës kundër bashkëpunimeve atomike me Iranin dhe shtoi: "Programi atomik i Republikës Islamike të Iranit si para marrëveshjes bërthamore dhe si pas daljes së Amerikës nga kjo marrëveshje, ka vazhduar me forcën e vet të natyrshme. Nëse këto sanksione do të ushtrojnë ndikim mbi programin paqësor atomik të Iranit, Teherani do të reagojë në mënyrë më serioze. Vendet të cilat kanë bashkëpunim me Iranin në fushën e programit paqësor atomik duhet të reagojnë në mënyrë më serioze ndaj arrogancës së Amerikës".

Tags

Komente