Qershor 01, 2020 21:42 Europe/Tirane
  • Zarif: Teknika

Ministri i Jashtëm i Iranit tha se administrata amerikane po përdor të njëjtën teknikë shtypjeje ndaj popullsisë së saj afro-amerikane, të cilën ajo po aplikon për iranianët prej dy vitesh, por pa dobi.

Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Twitter të hënën, Muhamed Xhavad Zarif bëri një krahasim midis të ashtuquajturës fushatë të "presionit maksimal" të Uashingtonit kundër Teheranit dhe teknikës "gjuri në qafë" të përdorur nga policia amerikane gjatë arrestimit të një zezaku amerikan në qytetin Minneapolis të shtetit Minesota. "Teknika e "gjurit në qafë " nuk është asgjë e re," shkroi Zarif, duke shtuar se për afro-amerikanët u zbatua i njëjti model presioni, që ka qenë duke u ndjekur në fushatën e "presionit maksimal" kundër 80 milion iranianëve gjatë dy vitet e kaluara. Diplomati i lartë i Iranit shtoi se ashtu si teknika shtypëse e SHBA nuk arriti të detyrojë iranianët të nënshtrohen, ajo gjithashtu nuk do të arrijë t'i gjunjëzojë Afro-Amerikanët. Në një deklaratë të Dielën, Ministria e Jashtme e Iranit kritikoi ashpër dhunën e Uashingtonit ndaj protestave kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë, duke thënë se në vend që të përdorë "qen të egër dhe armë", qeveria amerikane duhet të dëgjojë zërin e njerëzve dhe të ndryshojë politikat e saj të falimentuara.

 

Tags

Komente