Qershor 01, 2020 21:55 Europe/Tirane
  • Shamkhani: Shenjat e rënies së Shejtanit të madh janë më të dukshme

Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit Ali Shamkhani tha në një mesazh vonë të hënën se shenjat e rënies së Shejtanit të madh janë më të dukshme se më parë.

"Pretendimi i SHBA se është një superfuqi dhe kërcënimet me luftë, vrasje dhe sanksione u shkatërruan me praninë e cisternave iraniane në Karaibe", shkroi ai në llogarinë e tij në Twitter. "Gënjeshtra e madhe e demokracisë dhe lirisë u ekspozua nga ikja e Trump në bodrumin e 'pallatit të zi' të tij nga frika e popullit amerikan", shtoi Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit.

 

Tags

Komente