Qershor 02, 2020 18:02 Europe/Tirane
  • Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit dënojnë terrorizmin racist të policisë së Amerikës

Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit kanë dënuar terrorizmin racist të policisë së Amerikës kundër zezakëve të këtij vendi.

Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit ditën e martë me anë të një deklarate, kanë deklaruar: “Zhvillimet e ditëve të fundit kanë treguar për të gjithë botën gjendjen e të drejtave të njeriut në Amerikë dhe deklaratat e presidentit terrorist të Amerikës në kërcënimin me vrasjen e protestuesve, tregon se nuk janë vetëm popujt e vendeve të tjera që janë bërë viktimë e terrorizmit të Amerikës, por edhe qytetarët e vetë Amerikës janë viktimë e qeverisë terroriste dhe raciste të Amerikës”.

Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit duke thënë se zezakët për shumë dekada janë nën presionin e terrorizmit racist të regjimit të Amerikës, janë shpreh optimist se : “Së shpejti lëvizjet qytetare të Amerikës do të japin rezultat konkrete në zbulimin e natyrës çnjerëzore të Amerikës”.

 

Tags

Komente