Qershor 02, 2020 23:52 Europe/Tirane
  • Nëse Evropa dëshiron t'i mbajë të mbyllura buzët tani, ajo duhet t'i mbajë ashtu përgjithmonë

Ministri i Jashtëm i Iranit kritikoi standardet e dyfishta të Evropës për protestat në pjesë të ndryshme të botës, duke u bërë thirrje evropianëve - të cilët e kanë zakon të nxjerrin konkluzione mbi demonstratat në shtetet jo-perëndimore - të thyejnë heshtjen e tyre "shurdhuese" mbi "skenat e brutalitetit"  në SHBA.

Në një postim në llogarinë e tij në Twitter të martën, Muhamed Xhavad Zarif denoncoi sulmet brutale të policisë ndaj protestuesve anti-racizëm dhe punonjësve të mediave që mbulojnë ngjarjet në SHBA. Qytetet amerikane, shkroi Zarif, janë skena të brutalitetit ndaj protestuesve dhe shtypit "pas vrasjes së afro-amerikanit të paarmatosur George Floyd nga një oficer policie i bardhë në Minneapolis javën e kaluar. "Evropa - që zakonisht nxiton për të gjykuar protestat në shoqëritë jo-perëndimore – po hesht në mënyrë shurdhuese," shtoi ministri Zarif.  "Nëse Evropa dëshiron t'i mbajë të mbyllura buzët tani, ajo duhet t'i mbajë ashtu përgjithmonë. Megjithë vrasjen mizore të një zezaku dhe disa ditë shtypjeje brutale të protestave në SHBA, qeveritë perëndimore heshtin dhe harrojnë zotimet e tyre për të drejtat e njeriut. Imagjinoni reagimin e tyre nëse të tilla mizori do kishin ndodhur në një vend jo-Perëndimor," shtoi Ministri i Jashtëm i Iranit.

 

Tags

Komente