Qershor 03, 2020 00:21 Europe/Tirane
  • SHBA trajnojnë dhe pajisin terroristët kundër Iranit

Sipas komandantit të forcës tokësore të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), amerikanët janë të vetëdijshëm se çdo agresion kundër Iranit do të pasohet nga një përgjigje e të njëjtit nivel.

"Ne kemi informacione të sakta se amerikanët po bëjnë presion mbi elementët kundër-revolucionarë dhe terroristë në vendet fqinje duke kërcënuar se do të ndërpresin mbështetjen e tyre financiare nëse nuk kryejnë operacione kriminale në Iran në mënyrë që të destabilizojnë Iranin", tha gjeneral Muhamed Pakpur. "Arsyeja ishte se Shtetet e Bashkuara prisnin që grupet terroriste dhe kundër-revolucionare të aktivizohen dhe destabilizojnë qytetet dhe kufijtë e Iranit, por deri më sot të gjitha këto përpjekje kanë dështuar falë Zotit dhe sakrificave të luftëtarëve tanë", shtoi ai. "Armiqtë tanë dhe amerikanët janë të vetëdijshëm për potencialet ushtarake të RII dhe e dinë që çdo agresion kundër vendit tonë do të ketë një përgjigje të të njëjtit nivel," tha ky ushtarak i lartë iranian. "Pavarësisht nëse është agresion i drejtpërdrejtë apo i tërthortë, armiku është i vetëdijshëm se përgjigja adekuate është në tryezën tonë," shtoi gjeneral Muhamed Pakpur, komandant i forcave tokësore të IRGC.

 

Tags

Komente