Qershor 03, 2020 07:59 Europe/Tirane
  • Përvjetori i vdekjes së imam Khomeinit(ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit

Sot më 14 Khordad të vitit 1399 sipas kalendarit diellor që përkon me 3 qershorin e vitit 2020, është dita përkujtimore e vdekjes së imam Khomeinit (ra) themeluesit të Republikës Islamike të Iranit.

32 vjet më parë në një ditë si kjo imam Khomeini, themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, ndërroi jetë në moshën 87 vjeçare. Imam Khomeini rezistencën dhe lëvizjen e tij kundër regjimit shtypës Pahlavi dhe ndërhyrjeve të Amerikës në Iran e nisi në vitin 1342. Për shkak të pikëpamjeve dhe mendimeve të tij, mbreti Shah i Iranit mori vendim për dëbimin dhe internimin e imam Khomeinit (ra) në fillim në Turqi dhe më pas në Irak. Imam Khomeini për 13 vjet që ka qëndruar në Irak, përvese u ka dhënë mësim qindra nxënësve të tij, ai ka zbuluar korrupsionin e regjimit të Shahut dhe veprimet e jashtëligjshme të Amerikës në Iran dhe në këtë mënyrë krijoi kushtet për fitoren e revolucionit islamik. Më në fund pas përshkallëzimit të situatës, imam Khomeini u detyrua të shkonte në Francë dhe që nga atje drejtoi lëvizjen e revolucionit islamik që doli fitues në vitin 1357. Pas fitores së revolucionit islamik, imam Khomeini(ra) drejtoi vendin dhe popullin me zgjuarsi dhe inteligjencë të lartë duke u përballur me komplotet e armiqve të brendshëm dhe të huaj siç ishte lufta e imponuar e Irakut kundër Iranit. Ceremonia përkujtimore në përvjetorin e vdekjes së imam Khomeinit, në mauzoleun e imam Khomeinit (ra) në Teheran sivjet nuk do të organizohet.  

Tags

Komente