Qershor 03, 2020 10:35 Europe/Tirane
  • Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit: Imam Khomejni (ra) ka krijuar ndryshimin më të madh në kohën e vet

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në fjalimin e tij të drejtpërdrejtë me rastin e përvjetorit të vdekjes së Imam Khomejnit, themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, deklaroi se Imam Khomejni (ra) ka krijuar ndryshimin më të madh në periudhën në të cilën ka jetuar.

Ajetullah Khamenei sot (të mërkurën) në fjalimin e tij të transmetuar drejtpërdrejtë me rastin e përvjetorit të vdekjes së Imam Khomejnit (ra), tha: “Sot ceremonia për përkujtimin e Imam Khomejnit (ra) zhvillohet në një formë më të ndryshëm në krahasim me mënyrën e zakonshme të kësaj ngjarje që organizohet për çdo vit. Nuk është me rëndësi forma dhe mënyra se si organizohet kjo ceremoni, por me rëndësi është që të flasim e të bisedojmë në lidhje me Imam Khomejnin (ra). Sot do të flasim rreth moralit të Imam Khomejnit (ra) për krijimin e ndryshimit të madh.”

Fjalimi i plotë i Ajetullah Khamenei:

Imam Khomejni (ra) edhe në aspektin shpirtëror dhe moral ishte një njeri që kërkonte ndryshim, por edhe me veprimtarinë e tij ka krijuar një ndryshim të madh. Në lidhje me krijimin e ndryshimit, roli i Imam Khomejnit (ra) nuk ishte vetëm roli i një mësuesi dhe profesori të shkollave fetare, por ai kishte edhe një rol të komandantit që është aktiv në operacione dhe gjithashtu kishte një rol të një lideri me plotë kuptimin e fjalës. Imam Khomejni (ra) ka krijuar ndryshimin më të madh në periudhën dhe kohën në të cilën ka jetuar.

Motivimi i njerëzve për ndryshim dhe krijimi i ndryshimit, ishte prej karakteristikave kryesore të Imam Khomejnit (ra)

Imam Khomejni dhjetëra vite para fillimit të revolucionit, përveç lëndës së jurisprudencës islame dhe parimeve bazë të Sheriatit dhe shkencave racionale, për shumë vite në shkollën fetare në Kum ka ligjëruar lëndën e etikës. Ata të cilët kanë qenë të pranishëm në ligjëratat e tij, tregojnë se Imam Khomejni një herë në javë mbante këtë klasë mësimore në shkollën fetare “Fejzije” në të cilën merrnin pjesë shumë studentë dhe në këtë klasë mësimore krijonte një pasion të madh për ndryshim. Këtë e kemi vërejtur edhe në ligjëratat e lëndëve shkencore të jurisprudencës islame dhe parimeve bazë të Sheriatit. Imam Khomejni gjatë ligjëratave të tij gjithmonë ka ushtruar një ndikim shumë të thellë në mesin e studentëve. Kjo metodë e tij buronte nga metodat e prijësve të mëdhenj fetarë gjatë historisë të cilët kanë krijuar lëvizje dhe ndryshime të mëdha në shoqëritë e tyre. Imam Khomejni zgjonte natyrën qenësore dhe ndërgjegjen e fjetur të njeriut dhe kështu e motivonte atë për lëvizje dhe veprim. Pra, Imam Khomejni veprimtarinë e vet e ka filluar pikërisht nga këtu, do të thotë nga zgjimi i ndërgjegjes dhe ngritja e vetëdijes së njerëzve.

Nuk dihet me siguri se Imam Khomejni me këtë metodë të ligjërimit a kishte për qëllim qysh në fillim të krijojë këtë ndryshim të madh që më vonë pas disa vitesh të rezultojë në një revolucion gjithëpërfshirës apo jo, mirëpo ajo çfarë dihet me siguri është kjo që zgjimi i ndërgjegjes, vetëdijesimi dhe motivimi i njerëzve ishin elementë kryesorë të veprimtarisë fetare, shoqërore dhe politike të Imam Khomejnit për të krijuar ndryshim në nivel të gjerë të popullit të Iranit, si në periudhën para fitores së revolucionit si në periudhën pas fitores së revolucionit.

Imam Khomejni popullin e përulur dhe të dorëzuar e shndërroi në një popull që kërkon të drejtën e vet

Një ndryshim tjetër që krijoi Imam Khomejni, është ndryshimi në moralin e përuljes dhe dorëzimit të popullit iranian. Në periudhën kur ne ishim të rinj dhe në atë kohë kur ka filluar ky revolucion, populli i Iranit ishte një popull i cili nuk kishte kurrfarë roli në çështjen e përcaktimit të fatit të vet. Populli ishte i dorëzuar dhe i përulur dhe njerëzit nuk kishin vullnet as për jetën personale të tyre. Imam Khomejni me veprimtarinë e tij, krijoi motivin në mesin e popullit për të hyrë në skenën e zhvillimeve politike dhe shoqërore, për të kërkuar të drejtën, edhe atë për të kërkuar të drejtat e mëdha dhe të rëndësishme. Kështu që po ky popull që ishte i përulur dhe i dorëzuar në një periudhë, u shndërruar në një popull që kërkon të drejtën e vet.

Imam Khomejni pra me ligjëratat dhe fjalimet e tij me plotë entuziazëm dhe vetëdijesim, krijoi një lëkundje të madhe te populli iranian dhe kjo mund të vërehet në ngjarjet dhe zhvillimet vitit 1962, që në realitet fillimi i Revolucionit Islamik mund të konsiderohet viti 1962 në Iran. Ky vit u shoqërua me tubimet e mëdha protestuese në qytetet e ndryshme të Iranit të cilat më pas rezultuan me protestën e përgjakshme të 15 khordatit (5 qershorit të vitit 1962) ku ish-regjimi diktator mbretëror edhe me atë vrasje të madhe, nuk arriti ta ndalë këtë lëvizje. Përsëri u organizuan tubimet protestuese të qytetarëve gjatë periudhave deri në fitoren e Revolucionit. Ky ishte një ndryshim i çuditshëm të cilin e krijoi Imam Khomejni.  

Ndryshimi i vështrimit të popullit në krijimin e dinjitetit dhe vetëbesimit kombëtar

Një ndryshim tjetër që krijoi Imam Khomejni ishte ndryshimi në vështrimin e popullit ndaj vetës dhe ndaj shoqërisë. Populli i Iranit kishte një vështrim nënçmues ndaj vetës. Do të thotë se askush nuk mendonte se ky popull do të mund të ngadhënjente kundër vullnetit të superfuqive. Populli kishte ndjenjën e poshtërimit dhe nuk mendonte se mund të qëndrojë dhe të paraqesë kërkesat e veta jo vetëm para fuqive të mëdha botërore, por edhe para pushtetarëve të brendshëm. Mirëpo Imam Khomejni këtë ndjenjë të poshtërimit e shndërroi në një ndjenjë të dinjitetit, të vetëbesimit kombëtar dhe popullin e nxori jashtë nga kjo gjendje në të cilën regjimin despotik e konsideronte një çështjeje natyrore. Ne, para revolucionit mendonim se kjo çështjeje është një çështje e zakonshme dhe e natyrshme. Mirëpo Imam Khomejni qytetarët iranianë i shndërroi në qytetarë që vet e përcaktojnë formën dhe llojin e sistemit shtetëror. Prej motove të popullit gjatë zhvillimeve të Revolucionit, në fillim ishte “Shtet Islamik”, “Qeverisje Islame” dhe në fund “Republikë Islamike”. Vetë qytetarët ishin përcaktues të fatit të tyre, veta ata ishin kërkues, ndërsa më pas nëpërmjet të zgjedhjeve vetë qytetarët kanë zgjedhur autoritetet dhe funksionarët përgjegjës për administrimin e vendit në sektorët e ndryshëm. Do të thotë gjendja e vetëposhtërimit të popullit u shndërrua në një gjendje të dinjitetit dhe vetëbesimit.

Ndryshimi në llojin e kërkesave dhe vullnetit të popullit iranian

Një ndryshim tjetër ishte ndryshimi në kërkesat themelore. Do të thotë se nëse po supozojmë se një grup i qytetaresh nëse në atë kohë kishin kërkesa nga qeveria dhe shteti, ato kërkesa përmblidheshin në kategorinë e kërkesave të mirëqenies, për shembull, të asfaltohet një rrugë apo të ngjashme me çështje të tilla. Do të thotë kërkesat ishin të këtij niveli. Mirëpo Imam Khomejni këto kërkesa i ka shndërruar në kërkesa për pavarësi dhe liri. Motoja “Jo Lindje, jo Perëndim”, krijuar një ndryshim aq të madh në kërkesat e popullit sa që ato kërkesa nga një nivel i ulët që kufizohej në jetën e zakonshme dhe të përditshme të popullit, u shndërruan në kërkesa përkatëse me çështjet themelore, të mëdha dhe njerëzore.  

Publiku i Imam Khomejnit (ra) në krijimin e ndryshimit përfshinte të gjithë popullin e Iranit. Para fillimit të kryengritjes dhe revolucionit të Imam Khomejnit, kanë ekzistuar përpjekje dhe zhvilloheshin veprimtari politike-shoqërore. Grupe të ndryshme opozitare të ish-regjimit përgjatë dhjetëra viteve kanë zhvilluar veprimtarinë e vet, mirëpo fusha e veprimit të tyre kufizohej në një grup të caktuar për shembull, 100 deri 150 studentë. Mirëpo diskursi i Imam Khomejnit nuk kufizohej vetëm me një grup të caktuar ose vetëm me një turmë dhe shtresë të caktuar të shoqërisë, por ai përfshinte të gjithë popullin e Iranit. Çështja e popullit është si një oqean. Trazimi i një oqeani nuk është punë ose veprim i çdo kujt, për arsye se një pellg i vogël mund të trazohet e të krijohen valë, mirëpo trazimi i një oqeani të tërë është punë shumë e madhe. Populli është si një oqean dhe Imam Khomejni arriti ta trazojë këtë oqean.

Ndryshim në vështrimin ndaj të ardhmes dhe krijimin e një qytetërimi të ri islam

Një ndryshim tjetër që krijoi Imam Khomejni, ishte ndryshimi në vështrimin ndaj të ardhmes. Në periudhën në të cilën filloi Revolucioni Islamik dhe atëherë kur Imam Khomejni hyrë në skenën e zhvillimeve shoqërore-politike, pavarësisht të gjitha motove që jepnin disa parti dhe grupe politike-shoqërore që ishin shumë të vogla dhe të kufizuara, në vizionin e popullit nuk shikohej një ardhme dhe perspektiv e caktuar. Do të thotë, populli nuk kishte një horizont dhe një perspektiv para syve të vet. Mirëpo Imam Khomejni me veprimtarinë e vetë këtë gjendje e shndërrojë në një vullnet për krijimin e qytetërimit të ri islam. Do të thotë, ju shikojeni tani popullin e Iranit. Këtu vërehet ndikimi dhe roli i Imam Khomejnit i cili krijoi këtë gjendje. Tani populli iranian kërkon dhe synon ndërtimin e një civilizimi të ri islam, të krijojë një unitet të madh islam, të formojë Umetin Islam. Tani ky është vështrimi dhe vizioni i përgjithshëm i popullit iranian.  

Imam Khomejni (ra) jurisprudencën islame e futi në fushën e krijimit të një sistem

Njerëzit në periudhat para Revolucionit Islamik, fenë e konsideronin vetëm si një fenomen që lidhet me çështjet personale, çështjet e adhurimit dhe më së shumti si diçka që lidhet me gjendjet personale të individëve. Prandaj fenë dhe përgjegjësinë fetare dhe misionin e fesë e konsideronin të kufizuar vetëm me këto çështje. Mirëpo Imam Khomejni detyrën e fesë e përkufizoi ndërtimin e një sistemi shoqëror dhe politikë, ndërtimin e civilizimit, ndërtimin e shoqërisë dhe ndërtimin e njeriut dhe personalitetit të tij. Në këtë mënyrë, ai arriti të ndryshojë tërësisht vështrimin e njerëzve ndaj fesë.

Imam Khomejni në një fushë më të specializuar krijoi një ndryshim në bazat e epistemologjisë pragmatike. Kjo fushë e specializuar përfshinë çështjet përkatëse me shkollat fetare dhe me ata të cilët veprojnë në fushën e jurisprudencës dhe parimeve bazë të Sheriatit Islam. Imam Khomejni jurisprudencën islame e futi në fushën e krijimit të një sistemi. Jurisprudenca islame ishte larg nga këto çështje. Natyrisht se çështjet përkatëse me autoritetin fetar (Vilajete Fakih) ekzistonin në mesin e juristëve dhe dijetarëve islamë përgjatë më shumë se njëmijë viteve dhe vazhdimisht diskutoheshin në nivele të ndryshme, mirëpo kurrë nuk ekzistonte një shpresë e tillë që Vilajeti Fakih të zbatohej në praktik si një sistem shtetëror, kurrë nuk trajtoheshin detajet dhe çështjet e hollësishme të kësaj teorie politike. Imam Khomejni këtë teori arriti ta fus në çështjet kryesor të jurisprudencës islame.

Në shkollën fetare të Naxhafit, Imam Khomejni (ra) paraqiti këtë teori dhe filloi diskutimet shkencore në lidhje me këtë teori. Ato diskutime ishin të qëndrueshme në nivel të lartë dhe plotësisht tërhoqën vëmendjen e personaliteteve që ishin ekspert në këtë fushë. Ose çështjen e interesave të shtetit e cila përfshinë pikërisht interesat e përgjithshme. Imam Khomejni këtë e paraqiti dhe e diskutoi në jurisprudencën islame.

Çështjet e njohura përkatëse me parimet bazë të Sheriatit dhe të jurisprudencës islame si kontradiktat, çështjet e rëndësishme dhe më të rëndësishme të cilat përdoreshin në çështjet personale dhe të vogla, Imam Khomejni (ra) i futi ato në sferën publike dhe në fushën e qeverisjes së vendit paraqitej çështja e interesit të shtetit, gjë që kjo krijonte një rast të madh për jurisprudencën islame. Prandaj, sipas mendimit tim, shkollat fetare duhet të mirëpresin dhe ta vlerësojnë këtë çështjeje. Kjo i jep mundësi jurisprudencës islame që të merret dhe trajtojë çështjeje nga sferat e ndryshme.

Ndryshimi në mbështetjen te forca dhe aftësitë e të rinjve

Ndryshimi rrënjësor që krijoi Imam Khomejni (ra) ishte ndryshimi themelor në vështrimin ndaj të rinjve dhe gjeneratave të reja. Dorëzimi i punëve të mëdha te të rinjtë dhe shfrytëzimi i të rinjve si një pasuri dhe kapital kombëtar, ishte metoda e qartë e Imam Khomejnit (ra). Natyrisht ai u besonte edhe individëve jo të rinj si një kapital kombëtar dhe kjo çështjeje mund të vërehet më së miri në emërimet që bënte ai, prandaj edhe tani ashtu siç kemi thënë vazhdimisht, ky vështrim dhe kjo metodë duhet të vazhdojë.  

Shteti dhe Revolucioni nuk është larguar nga qasja për ndryshime e Imam Khomejnit

Një çështjeje tjetër në qasjen për ndryshime të Imam Khomejnit (ra), është vështrimi i tij ndaj rëndësisë së ndryshimit në moralin dhe bindjen te të rinjtë. Një mësim që ne mund të marrim nga morali dhe lëvizja për ndryshim e Imam Khomejnit është kjo që ne duhet të vazhdojmë këtë lëvizje për krijimin e ndryshimeve në të gjithë sektorët, edhe pse shteti dhe Revolucioni gjatë 30 viteve të kaluara nuk është larguar nga qasja për ndryshim e Imam Khomejnit.

Zhvillimi dhe progresi i lëvizjes shkencore në vend, shtimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe arritja në kufirin e kufirit forcës parandaluese dhe ndërtimi imazhit të fuqishëm të Republikës Islamike në sferën politike, janë disa prej shembujve të progresit dhe lëvizjes për ndryshim në periudhat pas Imam Khomejnit. Gjatë këtyre 30 viteve pavarësisht progresit dhe zhvillimit në sfera të ndryshme, në disa raste është krijuar një ndryshim i madh në infrastrukturë, mirëpo akoma nuk janë realizuar të gjitha qëllimet e dëshiruara dhe në disa raste kemi mbetur mbrapa dhe kjo është për të ardhur keq.

Pika e kundërt e revolucionit që natyra e këtij fenomeni është novacioni, ndryshimi, progresi dhe zhvillimi, është mendimi ngurtë. Progresi dhe zhvillimi ose prapambetja e revolucionit varët nga vullneti i njerëzve, për arsye se nëse njerëzit nuk ecin në rrugën e drejtë, Zoti i madhëruar do ta heqë mirësinë e vet nga ata njerëz, prandaj duhet pasur shumë kujdes që të mos përballemi me një gjendje të tillë.  

Ne kemi kapacitetin e duhur që në sektorë të ndryshëm civilizues të vendit dhe sistemit shtetëror, të bëjmë ndryshim nga të gjithë ne pritet që të mundohemi të krijojmë ndryshim në sektorë të ndryshëm.

Të mos të jemi të kënaqur me ato që kemi dhe posedimi i moralit për krijimin e ndryshimit dhe progresit për të shtuar edhe më shumë ato që posedojmë, është një çështjeje e rëndësishëm. Vullneti për krijimin e ndryshimit me patjetër nuk është me kuptimin e protestës dhe me patjetër nuk duhet që pas dështimit, të mendojmë për ndryshim, por ndryshimi do të thotë vullneti për të vazhduar zhvillimin dinamik dhe për të përshpejtuar procesin e zhvillimeve dhe për t’u shmangur nga idetë e ngurta.

Një zhvillim i vërtetë ka nevojë për mbështetje ideologjike dhe mendore duke theksuar nevojën për ndryshim dhe zhvillim në fushën e drejtësisë, duhet shtuar se ndryshimi duhet të jetë i bazuar mbi një ide dhe të menduar të sigurt ashtu sikur që lëvizja për ndryshim e Imam Khomejnit ishte e bazuar mbi mësimet islame. Kjo është për arsye se nëse nuk ekziston mbështetje ideologjike, atëherë ndryshimi do të jetë i gabuar dhe nuk do të ekzistojnë hapa të sigurt në këtë rrugë.

Ndryshimi dhe zhvillimi nuk duhet gabuar me transformim ideologjik

Ndryshimi dhe zhvillimi duhet të jetë një proces që ec përpara në kohën kur çështjet e tilla si modernizimi dhe pro-perëndimi që ishte paraqitur në periudhën e ish-regjimit Pahlavi, ishte mohim i identitetit fetar, kombëtar dhe historik të popullit të Iranit dhe me fjalë të tjera ishte “vdekje e qytetërimit”.

Në ndryshim dhe zhvillim, shpejtësia është e rëndësishme, mirëpo kjo shpejtësi dallon nga eufuizmi dhe veprimet e ngutshme sipërfaqësore. Në procesin e zhvillimit dhe ndryshimit duhet të ekzistojë një dorë udhëzuese e sigurt.  

Në çështjet ekonomike kemi nevojë për ndërprerjen e varësisë për ekonominë e naftës dhe hartimin e buxhetit operativ, në çështjet e arsimit kemi nevojë që arsimi të jetë i bazuar në çështje të thellë dhe funksional e pragmatikë në qendrat arsimore, në çështjet shoqërore kemi nevojë për sigurimin e drejtësisë dhe në çështjet e familjes, kemi nevojë për zhdukjen e narkomanisë dhe për parandalimin e plakjes së shoqërisë.

Përball çdo veprim pozitiv dhe veprim të rëndësishëm, ekzistojnë edhe kundërshtime. Për shembull në sferën virtuale kryesisht ekzistojnë edhe kundërshtime që shkaktojnë lëndime ose ekziston një front i gjerë i armikut të jashtëm i cili kundërshton çfarëdo lloj lëvizje që është në interes të vendit dhe veprime të tilla zakonisht shtypën nga perandoria propaganduese e varur nga sionistët, mirëpo në kryerjen e një veprimi të llogaritur mirë, nuk duhet marrë parasysh këto kundërshtime dhe këto armiqësi.

Ngadhënjimi mbi frikën e armiqve ka nevojë për praninë e forcave të të rinjve, të guximshëm dhe pa marrë parasysh qëndrimet dhe politikat e armiqve. Prania e forcave të të rinjve do të thotë, shfrytëzimi i mendimit, moralit, guximit dhe iniciativa e të rinjve.

Vendosja e gjurit mbi një zezak është etika dhe natyra e shtetit të Amerikës

Ngjarjet dhe zhvillimit që po ndodhin aktualisht në Amerikë, në realitet po tregojnë realitetet e padukshme të Amerikës. Vendosja e gjurit mbi qafën e një zezakut dhe shtypja e tij deri në vrasjen e tij dhe shikimi i kësaj ngjarja nga ana e disa policëve të tjerë, nuk është një gjë e re sepse kjo është pikërisht ajo etikë dhe natyrë e shtetit të Amerikës dhe amerikanët këto veprime i kanë kryer ndaj shumë popujve të vendeve të ndryshme si në Afganistan, Irak, Siri dhe më parë në Vietnam.

Motoja e sotshme e qytetarëve të Amerikës që po thonë “Nuk mund të marrim frymë”, është fjalë e zemrës së të të gjithë popujve që vuajnë nën dhunën dhe padrejtësinë e Amerikës. Natyrisht se amerikanët janë skandalizuar me veprimet e tyre në të gjithë botën. Nga njëra anë është administrimi i dobët i tyre në krizën e virusit Korona që për shkak të korrupsionit që ekziston në klasën sunduese të Amerikës, ky vend ka shumë fish më shumë viktima dhe të infektuar në krahasim me vendet e tjera. Ndërsa nga ana tjetër, është keqtrajtimi dhe veprimet çnjerëzore ndaj qytetarëve amerikanë. Ata për këto veprime çnjerëzore nuk kërkojnë as falje dhe pastaj pretendojnë se janë mbrojtës të të drejtave të njeriut, thuajse ai zezaku që është vrarë nuk ishte njeri dhe nuk kishte kurrfarë të drejtash. Me këto ngjarje që kanë ndodhur, edhe disa iranianë brenda ose jashtë Iranit puna e të cilëve është mbështetja ndaj Amerikës, tani nuk mund ta mbajnë kokën lartë.

Në fund shpresojmë që Zoti i madhëruar ngjarjet dhe zhvillimet e botës do t’i çojë në drejtim të interesave të popullit të Iranit dhe do ta shtojë fuqinë e Republikës Islamike të Iranit dhe e lusim Zotin e madhëruar që shpirtin e Imam Khomejnit dhe gjeneralit të martirizuar Kasem Solejmani ta vendosë në shkallën e të dashurve të Zotit.

Tags

Komente