Qershor 03, 2020 16:21 Europe/Tirane
  • Jehona e gjerë e fjalimit të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit në mediat e huaja

Fjalimi i liderit Suprem të Revolucionit Islamik të Iranit sot në përvjetorin e vdekjes së Imam Khomejnit (ra) ka bërë jehonë të gjerë në mediat e huaja.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se pas fillimit të fjalimit të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, kanalet informative, Al-Jazira Mubasher, Al-Menar, Al-Mejadin, Al-It-tixhah, Al-Alam, Pres Ty kanë transmetues drejtpërdrejtë fjalimin e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit.

Seksionet e ndryshme të rrjetit BBC gjithashtu kanë transmetuar fjalimin e Ajetullah Khamenei dhe seksioni në gjuhën persiane i BB ka shkruar: “Lideri i Iranit në fjalimin e tij sot ka vë në dukje edhe vrasjen e George Floyd dhe ka thënë se ata po i vrasin njerëzit dhe njëkohësisht e kanë edhe gjuhën e gjatë. Pastaj, pretendojnë se janë edhe mbrojtës të të drejtave të njeriut! Ai burrë zezak a nuk ishte njeri dhe nuk kishte të drejta të njeriut? Kjo moto e protestuesve amerikanë që po thotë “ne nuk mund të marrim frymë”, është fjalia e të gjithë atyre njerëzve në botë që janë bërë viktimë e politikave të Amerikës”.

Kanali televiziv Ruptly që është pjesë e Russia Today, në mënyrë të drejtpërdrejtë ka mbuluar fjalimin e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit.

Kanali YouTube ka transmetuar drejtpërdrejtë fjalimin e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit.

Faqja informative Al Ahd gjithashtu në qendër të programit informative të saj ka vendosur fjalimin e Ajetullah Khamenei duke i dhënë theks të veçantë pjesë së fjalimit të tij në lidhje me protestat në Amerikë dhe ka shkruar: “Ajetullah Khamenei ka thënë se amerikanët po vrasin popullin e vet dhe nuk kërkojnë as falje për shkak të krimeve që po kryejnë”.

Kanali informativ Al Menar ka transmetuar drejtpërdrejtë fjalimin e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit në përvjetorin e vdekjes së Imam Khomejnit dhe ka shkruar: “Imam Khomejni me plotë kuptimin e fjalës ishte një lider i krijimit të ndryshimeve. Ajetullah Khamenei ka dënuar veprimet e amerikanëve në kryerjen e krimeve kundër popullit të vet”.

Kanali Al Mejadin gjithashtu transmetimin e fjalimit të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit e ka vendosur në krye të programit informativ të tij dhe ka shkruar se Ajetullah Khameni ka theksuar: “Çfarëdo lloj ndryshimi dhe zhvillimi ka nevojë për një mbështetje ideologjike. Imam Khomejni i ka dhënë dinjitet popullit të Iranit”.

Ndërkohë kanali informativ Al-Jazira i Katarit gjithashtu e ka vendosur në qendër të vëmendjes fjalimin e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit dhe duke cituar Ajetullah Khamenei, ka shkruar: “Irani aktualisht ka një pozitë të lartë dhe me kredibilitet në fushën e industrisë së mbrojtjes”.

 

Tags

Komente