Qershor 03, 2020 21:08 Europe/Tirane
  • Lideri Suprem i Revolucionit Islamik: Qeveria amerikane me veprimet e saj është turpëruar në sytë e botës

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit Ajetollah Khamenei ka përkujtuar themeluesin e Republikës Islamike Imam Khomeini në përvjetorin e 31-të të vdekjes së tij, duke thënë se Imam Khomeini shkatërroi paprekshmërinë e supozuar të superfuqive.

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit iranian, Ajetollah Khamenei i bëri homazhe themeluesit të RII dhe trashëgimisë së tij madhështore. Lideri Suprem i Revolucionit Islamik gjithashtu foli edhe për protestat e gjera dhe të gjera që kanë përfshirë Shtetet e Bashkuara pas vrasjes së egër të shtetasit afro-amerikan George Floyd nga një oficer i bardhë i policisë në Minneapolis. Ajetollah Khamenei tha se ajo që SHBA po përballet sot në formën e protestave "është rezultat i realiteteve që ishin mbajtur gjithmonë të fshehura", dhe që tani kanë dalë në sipërfaqe duke shkaktuar turp për administratën amerikane. Brutaliteti që u ushtrua ndaj Floyd është po ai brutalitet që Shtetet e Bashkuara kanë ushtruar në të gjithë botën, deklaroi Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, duke shtuar: "Ata kanë bërë të njëjtën gjë në Afganistan, Irak, Siri, Vietnam dhe në shumë vende të tjera." "Kjo që po ekspozohet sot është natyra dhe karakteri real i qeverisë amerikane." Duke vënë në dukje vrasjen e George Floyd, Ajetollah Khamenei ka thënë se ata po i vrasin njerëzit dhe njëkohësisht e kanë edhe gjuhën e gjatë. Pastaj, pretendojnë se janë edhe mbrojtës të të drejtave të njeriut! A nuk ishte njeri ai burrë zezak dhe a nuk kishte të drejta të njeriut? Slogani i protestuesve amerikanë që po thonë “ne nuk mund të marrim frymë”, është motoja e të gjithë atyre njerëzve në botë që janë bërë viktimë e politikave të Amerikës”. Si një shembull tjetër i sjelljes së turpshme të SHBA-së, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik përmendi keqmenaxhimin e Uashingtonit përballë pandemisë së koronavirusit, edhe pse Amerika u prek nga kjo sëmundje më vonë se vendet e tjera. Ajetollah Khamenei theksoi se Uashingtoni po i trajton amerikanët në mënyrën më të keqe të mundshme, duke thënë se njerëzit e Shteteve të Bashkuara kanë çdo të drejtë të ndjehen të turpëruar dhe të irrituar nga administratat e tyre, veçanërisht atë aktuale.

 

Tags

Komente