Qershor 05, 2020 14:28 Europe/Tirane
  • “The National Interest” e mahnitur me aftësinë detare të Iranit

Irani së fundi ka publikuar pamje nga kapacitetet dhe pajisjet e reja detare në mesin e tyre edhe një nëndetëse e çuditshme që mund të lundrojë edhe pa anëtarët e ekuipazhit.  

Faqja analitike “The National Interest” së fundi ka publikuar një artikull të dedikuar potencialeve dhe aftësive të forcave detare të Iranit.

Në vazhdim po sjellim disa pjesë të këtij artikulli.

Irani ka publikuar disa pamje të cilat tregojnë kapacitetet dhe pajisjet e reja detare të forcave detare iraniane. Pamjet e publikuara paraqesin llojet e ndryshme të lundrueseve të shpejta të cilat Irani i mbështet në Ngushticën e Hormuzit dhe në Gjirin Persik dhe gjithashtu tregojnë disa nëndetëse të çuditshme ose mini-nëndetëse. Ashtu siç thotë eksperti i çështjeve detare H.I. Sutton, lloji i më i rëndësishëm i këtyre pajisjeve nga aspekti sipërfaqësor ishte ose një nëndetëse e vogël me ekuipazh ose një mjet transportues nënujor pa anëtarë ekuipazhi në përmasa të përshtatshme të arsyeshme (UUV). Nëse ky mjet lundrues nënujor të jetë me të vërtetë një nëndetëse pa anëtar ekuipazhi UUV, atëherë kjo teknologji e ka futur Iranin në një grup të veçantë të vendeve që kanë të zhvilluar teknologjinë detare.

Një prej karakteristikave që aludojnë në operacionet pa ekuipazh është të qenit e fshehur dera e këtij lloji të nëndetëseve, një derë kjo që individët mund të hyjnë nëpërmjet lumit në atë. Përmasat e vogla të saj është një tregues tjetër i të qenit pa ekuipazh të kësaj lundruese nëndetëse. Karrigeja e marinarit e cila është në fotografi në pjesën më të përparme, sipas të gjitha gjasave gjatë operacioneve nuk do të jetë mbi fron dhe aparati kontrollues që përdorët në këtë pjesë, sipas të gjitha gjasave nuk është për ta kontrolluar atë nën ujë.  

Teknologji me nivel të ulët/teknologji me nivel të lartë

Nga aspekti i pjekurisë dhe me siguri nga aspekti i çmimit, forcat detare të SHBA dhe të forcat detare të Mbretërisë së Bashkuar, sipas shumë gjasave janë pioniere në prodhimin e dhe zhvillimin e UUV. Mjeti transportues nënujor pa ekuipazh jashtëzakonisht i madh i Royal Navy, ashtu siç dihet, është plotësisht i sofistikuar deri në atë nivel sa që mund të zhytet deri në 300 metra nën nivelin e ujit në oqean dhe nga aspekti i rezistencës, mund të qëndrojë deri në 48 orë në atë thellësi. Motori i këtij mjeti lundrues me siguri së është një dizel me energji elektrike ose motor i pavarur nga ajri. Sipas shumë gjasave gypi shtesë i çuditshëm në pjesën e pasme të UUV është një gyp për lirimin e gazrave që tregon shumë qartë ekzistencën e një motori dizel me energji elektrike. UUV e vogël e Iranit nëse me të vërtetë është UUV, duket se ka një DIY shumë të ngjashëm me shtëpinë. Harku me katër kënde i këtij mjeti lundrues, duket se është shumë i ngjashëm me një strukturë që është prodhuar në një garazh se sa me një strukturë që është prodhuar në fabrikën e prodhimit të lundrueseve detare. Sipas të gjitha gjasave edhe ky lloj i lundrueseve është shumë i saktë dhe preciz.

Edhe pse nga aspekti i potencialeve detare, Irani nuk është përditësuar, mirëpo sipas të gjitha gjasave natyra pa ekuipazh e nëndetëses më të re është një prej karakteristikave më të rëndësishme të forcës së Iranit. Në Ngushticën e Hormuzit dhe në Gjirin Persik, Irani nuk është i detyruar të përgatitet për fituar në përballje, ky shtet vetëm duhet të ketë mekanizëm të mjaftueshëm për të ndalur komunikacionin dhe detyrimin e kundërshtarëve të vet të fuqishëm dhe më të zhvilluar që të ndalen në vend. UUV sipas të gjitha gjasave ka pikërisht këtë detyrë. Kjo mini-nëndetëse kurrë nuk mund të lëvizë hap pas hapi me forcat detare të SHBA-ve, mirëpo mund të krijojë një ndalje të grupit të lundrueseve mbi sipërfaqe. Me fjalë të tjera, kjo nëndetëse është kërcënim serioz për parandalimin e operacioneve dhe për ngadalësimin e lëvizjes së kundërshtarëve potencial.

 

Tags

Komente