Qershor 05, 2020 22:52 Europe/Tirane
  • Shamkhani: Nuk do të ketë asnjë negociatë me SHBA-të në të ardhmen

Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit tha se shkëmbimi i të burgosurve midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara nuk është rezultat i negociatave, dhe se nuk do të zhvillohen negociata në të ardhmen.

Pas shkëmbimit të të burgosurve midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, Ali Shamkhani, sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Republikës Islamike të Iranit, në faqen e tij në Twitter këtë të Premte: " Racizmi në Shtetet e Bashkuara është aq serioz, sa që klani i Trump nuk ka zgjidhje tjetër, përveçse të prodhojë suksese të rreme në favor të liderit të tyre. " "Shkëmbimi i të burgosurve nuk është rezultat i negociatave dhe asnjë negociatë nuk do të zhvillohet në të ardhmen," tha zyrtari i lartë iranian. Presidenti amerikan Donald Trump falënderoi sot Iranin për lirimin e veteranit amerikan Michael White dhe kërkoi negociata për një marrëveshje të re bërthamore me Iranin.

 

Tags

Komente