Qershor 06, 2020 09:53 Europe/Tirane
  • Irani: raporti i ANEA tregon se procesi i verifikimit të programit bërthamor vazhdon

Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në organizatat ndërkombëtare me qendër në Vienë, deklaroi se raporti i ri i ANEA lidhur me marrëveshjen bërthamore, tregon se procesi i verifikimit të veprimeve të Iranit nga ana e kësaj agjencie vazhdon akoma dhe se Irani ka zbatuar vendimet e tij për pezullimin e zotimeve në marrëveshjen bërthamore.

Kazem Karib’abadi, tha se në këtë raport janë paraqitur zhvillimet e reja teknike bërthamore si kalimi i prodhimit të ujit të rëndë nga niveli 130 ton në nivelin 132.5 ton, përdorimi i makinerive të reja nga Irani për pasurimin e uraniumit si makineritë IR-4, IR-5, IR-6, IR-S, IR-S6 dhe IR-2M. Karib’abadi gjithashtu përmendi vazhdimin e procesit të verifikimit të marrëveshjes bërthamore në Iran nga ana e ANEA dhe shtoi se kjo agjenci ka konfirmuar vazhdimin e zbatimit të përkohshëm dhe vullnetar të NPT nga ana e Iranit dhe vazhdimin e verifikimit të zbatimit të protokolleve të ANEA dhe bashkëpunimin e përshtatshëm të Iranit dhe vazhdimin e verifikimit të mos devijimit të Iranit nga zotimet e tij kundrejt kësaj agjencie. Pas tërheqjes së njëanshme dhe të jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore, Irani është munduar të zbatojë zotimet e tij kundrejt palëve të tjera në një formë tjetër mirëpo evropianët nuk kanë arritur të zbatojnë zotimet e tyre për ruajtjen e kësaj marrëveshjeje. Pas kësaj Irani më 8 maj 2019 në përvjetorin e tërheqjes së Amerikës nga kjo marrëveshje, nisi uljen e zotimeve të tij sipas paragrafëve 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore. Hapi i pestë i uljes së zotimeve nga ana e Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore u deklarua nga qeveria iraniane më 5 janar të vitit 2020.
 

Tags

Komente