Qershor 30, 2020 21:48 Europe/Tirane
  • Mega lajmi i rremë: kur një incident i thjeshtë shndërrohet në

A ka arritur dueti Mossad-CIA, i cili nuk njeh kufij në veprimet e tij, të hedhë në erë "sajtin balistik nëntokësor" iranian në lindje të kryeqytetit Teheran?

Sipas shtypit të Atlantikut apo edhe të Izraelit, i cili nuk ka frikë të publikojë trillime, ky shpërthim i ndodhur të enjten e kaluar në mbrëmje,  duke krijuar një "dritë portokalli", dhe që i njëjti shtyp e lokalizon vullnetarisht sikur të ketë ndodhur jo shumë larg nga sajti Parçin , kishte në shënjestër sajtet balistike të Iranit. Parçin, ky lokalitet në lindje të kryeqytetit Teheran, emri i të cilit u shfaq në mes të bisedimeve bërthamore 5 + 1, padyshim që është përdorur për t'i dhënë një dimension "bërthamor" këtij incidenti. Në fakt, burimet e Gjirit Persik kanë shkuar aq larg sa kanë evokuar një "provë bërthamore që do të kishte shkuar keq", ose meqë iranianët nuk dinë ta bëjnë atë, ose për shkak të një sulmi elektronik të Tel Avivit, i etur për hakmarrje pasi Irani hakoi objektet e tij hidraulike vetëm një muaj më parë. Pra, një bombë bërthamore shpërtheu në mes të Teheranit ?! Sa për informacion: nëse shpërthimi do të ishte bërthamor, do të kishte emetim të rrezeve Gamma dhe në këtë rast, satelitët spiunë amerikano-izraelitë aq të pranishëm në hapësirën e rajonit nuk do të kishin dështuar ta raportonin atë te ANEA, e cila nën presidencën e Grossit po merr qasje të pastra dhe të hapura pro Izraelit. Në mëngjesin e 26 qershorit, një shpërthim ndodhi në një rezervuar të gazit në lindjen e Teheranit në periferi të një prej bazave ushtarake. Një incident si mijëra të tjerë që kanë ndodhur tashmë nëpër botë pa u përmendur nga mediat. Në orët e para të mëngjesit të së Premtes, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes duke shpjeguar shkaqet e shpërthimit bëri të ditur: "Kjo shpërthim ndodhi në një rezervuar gazi në rajonin e Parçinit. Forcat e zjarrfikësve menjëherë shkuan në vendin e ngjarjes, por nuk raportohet për viktima. Gjatë ditës, Televizioni Shtetëror madje transmetoi pamjet e filmuara në vendin e ngjarjes dhe vërtetoi se nuk kishte pasur as një shpërthim në rezervat e karburantit të ngurtë nëntokësor, dhe as një sulm kibernetik e aq më pak një shpërthim bërthamor. Por kjo nuk ishte e mjaftueshme: media kryesore botoi imazhe satelitore të cilat treguan një zjarr përreth rezervuarit në fjalë. Duke qenë se është marrë nga satelitët izraelitë, imazhi është konfuz duke ngritur këtë pyetje: "Si mund të ketë ndodhur një shpërthim nën tokë dhe të ketë shkaktuar një zjarr të aftë për të djegur rezervuarin pa krijuar më parë së paku një vrimë?" Videot dhe fotot e transmetuara të incidentit tregojnë qartë një shpërthim të kufizuar, jo nëntokësor por në sipërfaqe, i cili nuk ndikoi në asnjë vend nëntokësor. Për çfarë shërben gjithë ky cirk? Në mes të përpjekjes së Shteteve të Bashkuara për të zgjatur embargon për shitjen e armëve në Iran dhe mbi të gjitha për të fituar mbështetje nga vendet e tjera, përmendja e emrit Parçin ka të ngjarë të trazojë mendjet. Sidomos nëse vendosni pak nuancë të karburantit të ngurtë dhe një dozë të vogël të misterit të nëntokës. Ka gënjeshtra dhe gënjeshtra. Disa janë aq qesharake sa që nuk ia vlen as të përgënjeshtrohen.

 

Tags

Komente