Qershor 30, 2020 21:50 Europe/Tirane
  • Pse Irani këmbëngul në prodhimin e Kaher 313 ?

Akti i fundit anti-iranian i SHBA në lidhje me vazhdimin e embargos për shitjen e armëve Iranit, ishte një ditë më parë kur Brian Hook, së bashku me zv/ministrin e jashtëm saudit, Al Xhubeir u shprehën në favor të një zgjatje të embargos kundër Iranit.Por Hook nuk zgjodhi personin e duhur ose palën e duhur, sepse nëse i kthehemi historisë s luftës në Jemen, nuk gjejmë gjurmë të ndonjë suksesi të duhur për t'ua atribuar "armatimeve të prodhuara në SHBA ".

Skandali i dështimit të  baterive anti-raketore Patriot, të tribluara jashtëzakonisht turpshëm nga raketat dhe dronët e ashtuquajtur "artizanalë" të Ansarallah, arsenali ajror i prodhuar në SHBA dhe ultra i shtrenjtë që iu dha mbretërisë saudite në kurriz të popullit saudit, ka dëshmuar një gjë të madhe: aeroplanët e gjeneratës së pestë amerikanë nuk janë të aftë të garantojnë fitore ushtarake. Jo aq shumë, sepse Riadit i ka munguar dhe ende i mungon një forcë tokësore e aftë të qëndrojë në këmbë para luftëtarëve malorë në radhët e Ansarallahut, por mbi të gjitha sepse pa amerikanët, avionët F16, F22 dhe F35 sauditë nuk do të fluturojnë kurrë. Kjo do të thotë që doktrina iraniane e mbrojtjes, pasi embargoja e armëve të hiqet, nuk do t'i nënshtrohet asnjë pale të huaj dhe që blerjet e Iranit do të përbënin një bazë për prodhimet e veta. Javën e kaluar, Forcat Ajrore iraniane morën avionin e parë luftarak krejtësisht iranian, Kowsar. Ai është një aeroplan i gjeneratës së 4-të i pajisur me raketa ajër-ajër, ajër-tokë dhe mitralozë 20 mm. Ky avion gjuajtës gjithashtu mund të veprojë si një bombardues në fushën e betejës duke përdorur bomba te dirigjuara me lazer dhe optike për të siguruar forcat e tij, por edhe ruterët lazer dhe optik, teknologjia më e fundit e pozicionimit aktualisht në dispozicion. Hook me siguri beson se numrat që ai luan me miqtë e tij para kamerave mund të ndalonin Iranin, por ai është i gabuar. Në kohën e tanishme, inxhinierët iranianë po punojnë me zell për aeroplanin iranian të gjeneratës së pestë, Kaher 313, një aeroplan projekti i të cilit ka një mesazh në vetvete: pakapshmëri, super-navigim, fluturim në lartësi të madhe, super-manovrim, ndërlidhja taktike e të dhënave, shkrirja e të dhënave, të gjitha teknologjitë që gëzon një aeroplan i gjeneratës së 5-të që posedojnë fuqitë e njohura ushtarake. Dhe veçanërisht, nëse embargoja e armëve vazhdon apo jo, Irani ecën përpara. "Me të gjitha befasitë që Irani i ka bërë tashmë botës, ekspertët ushtarakë nuk e përjashtojnë më mundësinë që të zbulojnë së shpejti majën e teknologjisë iraniane: Kaher 313 është ndërtuar me mjete lokale dhe me kontributin e disa kompanive iraniane si Hessa, Panha dhe Saha. Fluturimi i Kaher 313 është një shenjë e vetë-mjaftueshmërisë së Iranit në teknologjinë ushtarake. Njohuria në projektimin dhe ndërtimin e këtij avioni luftarak është tërësisht iraniane dhe është në dispozicion të shkencëtarëve iranianë”, konstaton revista amerikane Military Factory në një nga artikujt e saj të fundit.

 

Tags

Komente