Qershor 30, 2020 21:50 Europe/Tirane
  • Liderët e Iranit, Rusisë dhe Turqisë do të zhvillojnë bisedime virtuale për Sirinë

Presidenti iranian Hasan Ruhani të mërkurën do të organizojë një konferencë virtuale me homologët e tij rus dhe turk për situatën në Siri dhe mbi procesin e paqes në këtë vend.

Në një postim në llogarinë e tij në Twitter të martën, Zëvendësshefi i Zyrës Presidenciale për Komunikim dhe Informim Alireza Moezi tha se takimi i jashtëzakonshëm midis Presidentëve Ruhani të Iranit, Vladimir Putin të Rusisë dhe Rexhep Tajip Erdogan të Turqisë do të mbahet të mërkurën. Ai shtoi se pjesëmarrësit do të "diskutojnë zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare që kanë lidhje me Sirinë". Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov gjithashtu tha se në këtë video-konferencë Putin, Ruhani dhe Erdogan do të bëjnë tre deklarata publike para se të diskutonin për Sirinë në mënyrë private. Irani, Rusia dhe Turqia kanë udhëhequr një proces paqeje për Sirinë i njohur si procesi i Astanasë. Ndërsa marrëveshja ka ndihmuar në uljen e ndjeshme të luftimeve në Siri, konflikti nuk ka përfunduar plotësisht, për shkak të dështimit turk për të ndarë terroristët nga ato që i quan grupe opozitare "të moderuara" në Idlib.

 

Tags

Komente