Korrik 01, 2020 13:44 Europe/Tirane
  • Ruhani: Irani nuk duron goditjen politike ndaj marrëveshjes bërthamore

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke thënë se Teherani gjithnjë i ka qëndruar besnik zotimeve të veta politike, juridike dhe morale, theksoi: “Nëse amerikanët dëshirojnë di japin goditje politike marrëveshjes bërthamore, atëherë Republika Islamike e Iranit nuk do të durojë dhe do të kundërpërgjigjet me veprime të prera”.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e mërkurë në mbledhjen e qeverisë, vuri në dukje faktin se kanë kaluar mbi tre vite e gjysmë që nga ardhja në pushtet e qeverisë së re në Amerikë dhe tha: “Bashkësia Ndërkombëtare gjatë kësaj periudhe është përballur me politikën e paligjshme, veprimet kundër ligjit dhe kundër të drejtave të njeriut që ka kryer Uashingtoni kundër Teheranit”.

Ruhani shtoi: “Edhe pse amerikanët në llogaritë e tyre ndoshta mund të thonë se kanë arritur suksese të caktuara në sektorin ekonomik, mirëpo ma padyshim se nga aspekti politik, juridik dhe moral, amerikanët gjatë periudhës kohore për tre vite e gjysmë kanë pësuar disfata dhe dështime të mëdha”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje dështimet politike të amerikanëve gjatë javëve të fundit dhe tha: “Deri më sot të gjithë vendet anëtare të KS të OKB kanë deklaruar kundërshtimin e tyre me projektrezolutën e Amerikës kundër Iranit dhe amerikanët deri më tani nuk kanë arritur kurrfarë suksese në KS të OKB dhe në opinionin publik të botës”.

Ruhani gjithashtu vuri në dukje mbështetjen e prerë të 14 vendeve anëtare të KS të OKB ndaj marrëveshjes bërthamore dhe rezolutës 2231 në mbledhjen e djeshme të KS të OKB dhe tha se kjo mbledhje ishte një manifestim tjetër i dështimit të Amerikës përball Republikës Islamike të Iranit ndërsa theksoi: “Teherani në çdo ditë dhe në çdo orë kur palët e tjera zbatojnë të gjitha zotimet e veta në marrëveshjen bërthamore, menjëherë do të kthehet në zbatimin e plotë të zotimeve të veta në marrëveshjen bërthamore”.

 

Tags

Komente