Korrik 02, 2020 12:57 Europe/Tirane
  • Gjiri Persik për një kohë të gjatë është arenë e krimeve të Amerikës në rajon

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit me rastin e përvjetorit të rrëzimit të avionit civilë të Republikës Islamike të Iranit, deklaroi se Gjiri Persik për një periudhë të gjatë është bërë arenë e krimeve të Amerikës në rajon.

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit në një mesazh të publikuar në llogarinë e saj në Twitter, në përgjigje të pyetjes se çfarë janë të drejtat e njeriut të Amerikë?, ka shkruar: "Të drejtat amerikane të njeriut, është zotimi i pashembullt në vrasjen e njerëzve të pafajshëm".

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit duke thënë se 32 vite më parë, Amerika me qëllim ka goditur dhe rrëzuar avionin e linjave ajrore të Iranit, ka deklaruar: "Në këtë sulm terrorist janë vrarë 290 persona, mirëpo deri më tani Amerika nuk ka kërkuar as falje dhe as nuk është ndjerë e turpëruar!".

Vlen të theksohet se me lëshimin e një rakete nga aeroplanmbajtësja "Winsens" e Amerikës është goditur avioni i linjave ajrore të Iranit në korrik të vitit 1988 i cili ishte nisur nga Bandar Abasi në jug të Iranit në drejtim të Dubait dhe të gjithë 290 pasagjerët e këtij avioni në mesin e tyre edhe 66 fëmijë dhe 53 gra janë vrarë.

Tags

Komente