Korrik 03, 2020 23:09 Europe/Tirane
  • Irani ndjek nga afër të gjitha aktivitetet e armiqve

Ministri iranian i Mbrojtjes gjeneral Amir Hatami theksoi se "aktivitetet anti-iraniane amerikane në nivele të ndryshme politike, ekonomike dhe sociale kanë për qëllim shkatërrimin e rezistencës së popullit dhe destabilizimin e sigurisë së Iranit, por Shtetet e Bashkuara edhe këtë herë do të mposhten nga populli iranian ashtu si në të kaluarën".

I cituar nga Mehr News, ai theksoi se Forcat e Armatosura Iraniane janë duke punuar nën direktivat e Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei, për të forcuar kapacitetet e tyre dhe për të mbrojtur popullin dhe vendin dhe për të ndjekur nga afër të gjitha aktivitetet e armiqve të dëshpëruar dhe për t'ju përgjigjur atyre me vendosmëri.

 

Tags

Komente