Korrik 04, 2020 10:01 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist përgjegjës për rrëmbimin e 4 diplomatëve iranianë në Liban

38 vite më parë, pra në vitin 1982, ushtria e regjimit sionist kreu agresion kundër Libanit, duke pushtuar jugun e këtij vendi dhe duke ju ofruar derës së Bejrutit.

Në atë kohë, me urdhër të Ariel Sharon, në atë kohë ministër i mbrojtjes i regjimit sionist si dhe me mbështetjen ushtarake të Amerikës, Britanisë dhe Francës, Bejruti (kryeqytet i Libanit) u rrethua dhe u formuan disa grupe ushtarake libaneze për t'u mbrojtur kundër këtij agresioni sionist. RII në atë periudhë ishte e angazhuar për të mbrojtur vendin nga agresionet e regjimit Bath, por megjithatë me urdhër të Imam Khomeinit (ra), një numër i forcave iraniane shkuan për të ndihmuar popullin e shtypur libanez. Veprimi dhe qëllimi më i rëndësishëm i pranisë së forcave iraniane në Liban ishte transferimi i mendimeve dhe i pikëpamjeve të Imam Khomeinit (ra) për popullin e veçanërisht për të rinjtë libanezë. Më 4 korrik 1982, 38 vite më parë, regjimi sionist rrëmbeu katër diplomatë iranianë në Liban dhe ky veprim terrorist i këtij regjimi ishte vazhdimësi e veprimeve tjera terroriste kundër RII. Katër diplomatët iranianë me emrat Mohsen Mosavi, i ngarkuari me punë në ambasadën iraniane në Bejrut, Ahmed Motuseljan, atashe ushtarak, Kazem Akhavan, gazetar dhe fotoreporter i RTV të RII dhe Teki Restgar Mokadem, shofer në ambasadën e Iranit, në verën e vitit 1982 ishin nisur nga Damasku për në Bejrut, 40 km në veri të këtij qyteti u kidnapuan nga forcat falangiste libaneze dhe më pas ju dorëzuan ushtrisë izraelite dhe deri më tani nuk dihet për fatin e tyre. Megjithatë, në atë kohë, ushtria izraelite kishte sulmuar Libanin dhe Partia Falange e Libanit bashkëpunonte ngushtë me regjimin okupator sionist. Edhe pse në fillim u tha se i ngarkuari me punë i Iranit në ambasadën në Liban me shokë u vra, mirëpo dëshmitë që ekzistojnë dëshmojnë se ata janë zënë rob nga regjimi sionist. Me gjithë përpjekjet e shumta të Republikës Islamike, për të liruar këta diplomatë , regjimi sionist nuk ka pranuar ta bëjë këtë tani. Vlen të theksohet se janë bërë përpjekje si nga ana e qeverisë libaneze po ashtu edhe nga disa institucione përgjegjëse ndërkombëtare në ndjekjen e çështjes, posaçërisht vlen të theksohet letra e 13 shtatorit 2008 e qeverisë libaneze për sekretarin e përgjithshëm të OKB në atë kohë, por regjimi sionist vazhdimisht është treguar indiferent rreth kësaj çështjeje. Irani në bazë të dëshmive që ka në dispozicion, ka deklaruar se të rrëmbyerit iranianë janë dërguar brenda territoreve të pushtuara dhe ka kërkuar nga sekretari i përgjithshëm i OKB , Kryqi i Kuq ndërkombëtar dhe organizata tjera të të drejtave të njeriut që të veprojnë në bazë të obligimeve të tyre ligjore dhe të ushtrojnë presionin mbi Izraelin për lirimin e tyre. Sejed Hasan Nasrullah në mënyrë të përsëritur ka përsëritur se të rrëmbyerit iranianë mbahen rob në territoret e pushtuara, ndërsa Samir Xhaxhe, ish komandant i falangistëve të Libanit, ka pretenduar se këta persona pas arrestimit, janë vrarë nga forcat e tij (pa ju dorëzuar Izraelit). Pretendimet e Samir Xhaxhe i ka mohuar vite më parë Gazanfar Roknabadi, ish ambasador i RII në Bejrut, i cili në një intervistë me kanalin televiziv Al Alam kishte thënë: Nuk ekziston asnjë dëshmi që tregon se diplomatët iranianë gjenden në territorin e Libanit apo ndonjë vend tjetër, por përkundrazi ekzistojnë shumë dëshmi se ata janë të gjallë. Ndërsa, populli iranian dhe familjet e tyre janë ende në pritje të kthimit të tyre në atdheun e tyre, përderisa bashkësia ndërkombëtare deri më tani, edhe pas 38 vitesh nuk ka bërë ndonjë përpjekje serioze për të ndjekur këtë çështje dhe regjimi sionist ka qëndruar vazhdimisht i heshtur. Irani vazhdimisht ka kërkuar formimin e një komisioni hetues ndërkombëtar për të qartësuar këtë rast. Hasan Nasrullah lidhur me këtë ka thënë: Ekziston shenja që diplomatët iranianë ndodhën në burgjet e regjimit sionist. Ky i fundit në raportet e tij pretendon se diplomatët iranianë nuk ndodhen në burgjet e tij por janë vrarë nga falangistët. Por duke qenë se regjimi sionist edhe në të kaluarën ka mohuar burgosjen e disa njerëzve, është e qartë se nuk mund tu besohet raporteve të këtij regjimi.

 

 


 

Tags

Komente