Korrik 04, 2020 22:29 Europe/Tirane
  • Vrasja e Gjeneral Soleimanit dhurata më e mirë e SHBA për terrorizmin takfirist

Zyrtari më i lartë i Iranit për sigurinë tha se vrasja e komandantit të lartë iranian të anti-terrorit, gjeneral-lejtnant Kasem Soleimani ishte dhurata më e madhe e SHBA-së për terrorizmin takfirist dhe mbështetësit e tij.

Duke iu drejtuar një takimi të Shtunën, Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëetare të Iranit, Ali Shamkhani tha: "Pakënaqësia dhe zemërimi i SHBA dhe regjimi sionist kundër Kasem Soleimanit dhe Abu Mahdi al-Muhandis ishin për shkak të rolit të tyre të pazëvendësueshëm në luftën kundër terrorizmit takfirist në rajon dhe zbulimit të falsitetit të pseudo-luftës anti-terroriste të SHBA. " Ai shtoi se bota duhet të vlerësojë betejën e mirëfilltë të dy komandantëve të shquar në luftën kundër terrorizmit, sepse udhëheqja e tyre e mençur dhe përpjekjet e sinqerta parandaluan përhapjen e terrorizmit takfirist në të gjithë botën. Një gjykatës i lartë iranian tha të hënën se Njoftimet e Kuqe të Interpolit janë lëshuar për ndjekjen penale të dhjetëra zyrtarëve ushtarakë dhe politikë të Shteteve të Bashkuara, përfshirë Presidentin Donald Trump, me akuzat e planifikimit dhe zbatimit të sulmit terrorist kundër gjeneralit Soleimani dhe shokëve të tij.

 

Tags

Komente