Korrik 06, 2020 16:41 Europe/Tirane
  • Kamalvandi: Aksidenti që ndodhi në Natans nuk shkakton kurrfarë pengesash në punën e pasurimit të uraniumit të Iranit

Zëdhënësi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit duke theksuar se aksidenti shpërthimit të zjarrit në Natanz nuk krijon kurrfarë pengesash në punën e procesit për pasurimin e uraniumit dhe deklaroi se janë marrë masat e nevojshme për rindërtimin menjëherë të objektit që pësoi dëme në kompleksin e pasurimit të uraniumit në Natanz.  

Behruz Kamalvandi, zëdhënësi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, ka thënë: "Objekti në të cilin është ka shpërthyer zjarri për shkak të kufizimeve të përcaktuara me marrëveshjen bërthamore, nuk ishte në funksion të plotë dhe përveç kësaj në kuadër të projekteve të reja, ishin duke u bërë disa rikonstruktime në këtë objekt deri në ditën e shpërthimit të zjarrit".

Kamalvandi duke thënë se për fat të mirë në këtë ngjarje nuk ka pasur asnjë viktimë apo të lënduar, mirëpo janë shkaktuar dëme materiale, shtoi: "Kjo ngjarje ndoshta në një periudhë afatshkurtër mund të shkaktojë ngadalësi në prodhimin e makinave centrifugë, por me punën e ekspertëve iranianë së shpejti do të kompensohen këto dëme. Si pasojë e kësaj ngjarje, janë dëmtuar disa pajisje që ndodheshin në këtë objekt, mirëpo tani është projektuar instalimi i pajisjeve më të sofistikuara në këtë kompleks. Në kohën e përshtatshme do të deklarohen shkaqet e shpërthimit të këtij zjarri dhe se si ndodhi ngjarja".

Tags

Komente