Korrik 06, 2020 22:25 Europe/Tirane
  • Zgjatja e embargos së armëve ndaj Iranit, një tjetër gabim i SHBA

Po sikur Amerika të arrijë të zgjasë embargon për shitjen e armëve Iranit? Kjo është pyetja që shtron revista amerikane The National Interest ndërsa thekson se kjo mund të mos jetë një ide e mirë pasi "nën sanksione, iranianët po tregojnë vendosmëri të jashtëzakonshme dhe aftësi të pashembullta".

Kjo revistë shkruan: "Ndërsa vendet perëndimore janë duke u përpjekur të rinovojnë embargon për shitjen e armëve Iranit, Kina dhe Rusia, dy aleatë të Iranit, e kundërshtojnë atë. Dhe ata kanë të drejtë. Sepse kështu si po shkon Irani, ai në të ardhmen e afërt mund të bëhet një rival serioz jo vetëm për kundërshtarët e tij, por edhe për aleatët e tij. Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se do të marrë të paktën 800 tanke të reja të cilat, pavarësisht mungesës së ndihmës nga Rusia, ngjajnë shumë me T-90S. Në të vërtetë, në vitin 2016, kompania ruse Uralvagonzavod njoftoi se do të autorizojë Iranin të ndërtojë me licencë tankun kryesor luftarak (MBT) T-90S në nivel kombëtar, pasi të ishin hequr kufizimet në bashkëpunimin teknik. Por për shkak të sanksioneve të njëanshme nga Shtetet e Bashkuara, projekti nuk ka përparuar. Kohët e fundit, katër vjet më parë, Teherani kishte ide të tjera, përfshirë ndërtimin e tankeve të veta pa ndihmën e Moskës. Tani duket se më në fund kjo ka ndodhur. Javën e kaluar, komandanti i forcave tokësore të ushtrisë iraniane, Gjeneral-Brigade Kiomars Hejdari, tha për televizionin kombëtar se Ministria e Mbrojtjes dhe ushtria kishin krijuar së bashku një tank T-90 MBT. Në fazën e fundit, tanku i ri duhet të kalojë testet përpara se t'i dorëzohet ushtrisë. Edhe Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se do të marrë të paktën 800 tanke të reja të ngjashme me T-90S "të iranizuar" që u quajtën Karrar pasi programi u njoftua në vitin 2017. Karrar mund të transportojë tre persona dhe ka armaturë të blinduara kompozite të përbërë nga panele eksplozive- reaktive (ERA) në frëngji dhe byk, njësoj si T-90. Armatimi kryesor i tij është një top i lëmuar 125 mm 2A46M me një stabilizues automatik për armatimin e tij kryesor. Është një tank, i cili do të ishte shumë më i avancuar se Zylfiqar, një tjetër tank i dizajnit iranian. Kjo pajisje ka gjithashtu një sistem udhëzimi lazer. Pastaj, sistemi i qitjes së tankut është gjithashtu i pajisur me një kompjuter për llogaritjet balistike dhe një telemetër lazer. Sistemet e telemetrave me rreze lazer zakonisht funksionojnë duke projektuar një rreze lazer mbi objektiv dhe duke përcaktuar kështu distancën e saktë nga objektivi. E gjithë kjo vjen siç thonë iranianët, nga një bashkëpunim shumë i ngushtë midis IRGC dhe ushtrisë iraniane, të cilët janë të vendosur për të "improvizuar teknologjinë ushtarake mike dhe armike." Zgjatja e embargos për shitjen e armëve Iranit me shumë gjasa do ta bëjë atë një prodhues kryesor të armëve dhe kjo është ajo që Amerika duhet të shmangë, ashtu si Kina dhe Rusia ".

 

Tags

Komente