Korrik 06, 2020 22:26 Europe/Tirane
  • Zarif: Qeveria amerikane duhet të kompensojë humbjet që i ka shkaktuar Iranit

Ministri i Jashtëm i Iranit Muhamed Xhavad Zarif tha se pavarësisht se kush fiton zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Shtetet e Bashkuara, qeveria e ardhshme amerikane duhet të kompensojë humbjet që i ka shkaktuar paraardhësja e saj kombit iranian.

Zarif e bëri këtë deklaratë të hënën në një fjalim virtual në konferencën vjetore të Dialogjeve Mesdhetare 2020, e cila u organizua nga Italia. Diplomati i lartë i Iranit theksoi se për Iranin nuk përbën asnjë ndryshim se kush bëhet presidenti i ardhshëm i SHBA-së, sepse qeveria e re duhet të ndërmarrë hapa për kompensimin e humbjeve të shkaktuara Iranit si rezultat i vendimeve të njëanshme të marra nga administrata amerikane. "Nuk është e rëndësishme për ne kush do të fitojë zgjedhjet e ardhshme në SHBA, por është e rëndësishme për ne që ta shohim Uashingtonin të korrigjojë qasjen e tij ndaj Teheranit," vuri në dukje ai. Duke denoncuar terrorizmin ekonomik të SHBA-së kundër kombit iranian, Zarif tha se ata që pretendojnë se nuk kanë vendosur asnjë sanksion mjekësor ndaj Republikës Islamike duhet ta dinë se për Teheranin ka qenë e pamundur të marrë ilaçe dhe pajisje mjekësore për shkak të kufizimeve bankare të vendosura nga SHBA.

 

Tags

Komente