Korrik 07, 2020 20:57 Europe/Tirane
  • Mega-blofi që mund t'i kushtojë shtrenjtë Izraelit

Regjimi izraelit pretendon se me një avion F-35 Adir të ketë bombarduar reaktorin bërthamor Natanz në Iran, ndërsa krenohet se ka pasur sukses atje ku edhe Amerika ka dështuar!

Në një postim të mërkurën e kaluar, Edy Cohen, këshilltari për media i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, i cili këto ditë e kalon kohën e tij duke kundërshtuar binjakun e tij funksional, Benny Gantz, në këtë ekzekutiv sionist me dy koka , tha: "Izraeli bombardoi qendrën bërthamore Natanz me një avion F-16 dhe përdori hapësirën ajrore të një "vendi fqinj" për të kryer operacionin". Disa orë më vonë, shtypi sionist foli për një F-22 dhe më pas për një F-35 Adir izraelit që kishte depërtuar me shumë qetësi në qiellin iranian para se të shkonte në qendër për të bombarduar Natanzin. Dhe pohimi pati efektin e një bombe: jo vetëm në qarqet perëndimore, që janë aq shumë të angazhuara në kauzën e Izraelit, të cilat menjëherë vunë në dukje falsitetin e hipotezës, ndërsa imazhet satelitore të transmetuara nuk duket ndonjë ndikim i sulmit ajror, por edhe në vetë Izrael, ku e dinë ose besojmë se e dinë se si mund të duket një reagim i drejtpërdrejtë iranian, nëse konfirmohet faji i Izraelit. Mbrëmjen e së hënës, ish-ministri sionist i Luftës, Lieberman, iu bashkua ish-shefit të inteligjencës së ushtrisë Amos Yadlin duke kërkuar që Netanjahu dhe klani i tij të heshtin dhe të ndalen së mburruri për motive elektorale, ndërsa çifti Gantz-Ashekenazi nuk pranuan të pretendojnë asgjë, duke thënë se gjithçka nuk duhet të vihet mbi shpinën e Izraelit. Pse kjo thirrje për heshtje? Duke qenë në kontakt me ushtrinë, këta zyrtarë sionistë i dinë të dy kufijtë e aviacionit sionist në një skenar lufte të drejtpërdrejtë me Iranin, por edhe paprekshmërinë e kupolës anti-ajrore iraniane, një demonstrim i vogël i së cilës u kushtoi Forcave Ajrore të ShBA-së humbjen e dronit super-modern Global Hawk në Qershor 2019. Por ka edhe më shumë: Gantz-Lieberman-Yadlin dhe të tjerët gjithashtu janë plotësisht të vetëdijshëm se Ain al-Asad-i mund të të riprodhohet në çdo kohë jo vetëm në Izrael, i cili i rrethuar nga Rezistenca dhe nuk ka më asnjë thellësi strategjike, por edhe kudo në botë ku ka interesa sioniste. Pra, cili është kuptimi i gjithë këtij trillimi të lidhur me një sulm të supozuar të F35 Adir kundër Natanzit? Është DEBKAfile, një sajt afër qarqeve të inteligjencës së ushtrisë sioniste, e cila përgjigjet në mënyrën e vet: "Burimet e DEBKAfile supozojnë, bazuar në objektiva të përzgjedhur, se një operacion i përbashkët Izrael-SHBA-Arabi Saudite ka të ngjarë të zhvillohet kundër Iranit, pasi as sanksionet e ashpra amerikane dhe as një epidemi vdekjeprurëse e koronavirusit nuk ishin në gjendje të gjunjëzojnë Republikën Islamike dhe vullnetin e saj të fortë për të vazhduar programin e saj bërthamor ..." Kjo përkthehet edhe kështu: "Një operacion psikologjik Izraeli-ShBA-Arabi Saudite është duke u zhvilluar kundër Iranit pasi treshja nuk ka mjete të tjera kundër Iranit dhe aleatëve të tij të boshtit të Rezistencës". Gjërat fillojnë të sqarohen. Në pamundësi për të kaluar në një konfrontim ushtarak të drejtpërdrejtë kundër Iranit, kostot e të cilit do të ishin pafundësisht të shtrenjta dhe të çarmatosur nga fushata e sanksioneve ndaj Iranit që është kthyer kundër tyre, SHBA, Izraeli dhe aleatët e tyre po përdorin armën e të dobëtit: Psyop. "Presioni maksimal" që Amerika ushtroi kundër Iranit, duket se po arrin kufirin e tij, mundësia e luftës duket të jetë shumë e kushtueshme, ndërsa ajo e sanksioneve e konsumuar. Por a beson vërtet Sionizmi ndërkombëtar se është i aftë të ndryshojë lojën me këto lloj operacionesh psikologjike?! Këtu qëndron gabimi i tij: ekuilibri i fuqisë në Lindjen e Mesme është ndryshuar në mënyrë të pakthyeshme në favor të Iranit dhe Rezistencës dhe nëse përgjegjësia e Izraelit, i cili duket se shërben si gjithmonë si një "lehtësues" për planet e Perandorisë Amerikane, konfirmohet në çështjen Natanz, është Irani ai që do të zgjedhë kur dhe si të përgjigjet. Ai komunitet shumë i kufizuar njerëzish të mençur që disa thonë se akoma ekzistojnë në Izrael e dinë këtë dhe frikësohen prej saj. Për pjesën tjetër, ajo që luhet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara tejkalon shumë botëkuptimin dhe kapacitetet e mini entitetit sionist, edhe nëse ky entitet si një mizë rriqash ndërhyn atje herë pas here, vetëm për të thënë se ai ekziston akoma: Irani ka sfiduar një rend shekullor të njëanshëm, të cilit po i tunden themelet.

 

 

Tags

Komente