Korrik 08, 2020 07:37 Europe/Tirane
  • Deklarata e Mousavi ndaj reagimeve mbi marrëveshjen e përgjithshme të bashkëpunimit Iran-Kinë

Ditën e martë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka dënuar reagimet politizuese që janë bërë mbi marrëveshjen e përgjithshme të bashkëpunimit Iran-Kinë.

Abas Mousavi, në reagimin e tij ndaj polemikave të lindura mbi këtë çështje ka thënë: Marrëveshja dhe programi i përgjithshëm i bashkëpunimit mes Iranit dhe Kinës ësht ënjë hartë rruge e qartë dhe e bazuar në marrëdhëniet e dy vendeve për një të ardhme më të mirë. Me anë të marrëdhënieve plotësuese dhe të ndara nga fuqitë tradicionale dhe hegjemoniste të perëndimit, mund të garantohen interesat dhe mund tu bëhet ballë presioneve, tha në fjalën e tij Mousavi. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit vuri në dukje se në marrëveshjen e përgjithshme të bashkëpunimit mes Iranit dhe Kinës nuk flitet aspak për koncesionin e ishujve iranianë dhe as për prani ushtarake dhe shtoi se të tilla lajme të rreme përhapen nga armiqtë që duan të dëmtojnë interesat e të dy vendeve. Marrëveshja e përgjithshme e bashkëpunimit mes Iranit dhe Kinës është në përfundim e sipër dhe kjo mund të jetë një rrugë e qartë dhe e rëndësishme në marrëdhëniet mes dy vendeve. Më herët qeveria iraniane në prani të presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Hasan Ruhani ka analizuar programin 25 të bashkëpunimit mes Iranit dhe Kinës.

Tags

Komente