Korrik 09, 2020 14:12 Europe/Tirane
  • Musavi: Gënjeshtrat dhe akuzat e pavërteta, element kryesor i politikës së jashtme të Amerikës

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se gënjeshtrat, akuzat e pavërteta dhe përhapja e urrejtjes janë elementë kryesorë të politikës së jashtme të Amerikës, sidomos në regjimin aktual amerikan, prandaj edhe deklaratat e sekretarit amerikan të shtetit që përhap vetëm urrejtje, burojnë pikërisht nga kjo qasje.

Sejed Abas Musavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e enjte duke i quajtur të pabaza pretendimet e Mike Pompeo, sekretarit amerikan të shtetit, për konfiskimin e një lundruese iraniane që transportonte armë drejt Jemenit, deklaroi: “Amerikanët të cilët po ndjejnë se për vazhdimin e embargos së armëve ndaj Iranit nuk kanë arritur kurrfarë rezultati në arenën ndërkombëtare dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-s, tani po bëjnë përpjekje që me gënjeshtra dhe akuza të pabaza, të gjejnë pretekste për të vazhduar presionin maksimal dhe për të çuar përpara qëllimet e tyre djallëzore”.

Musavi vuri në dukje faktin se Amerika dhe Arabia Saudite me vendosjen e bllokadës pesëvjeçare kundër popullit të Jemenit, kanë shkaktuar vdekjen e mijëra njerëzve të pafajshëm si pasojë e urisë dhe epidemive të ndryshme e kequshqyerjes, ndërsa shtoi: “Amerika dhe Arabia Saudite në vend që të përgjigjen për krimet e veta që kanë kryer në Jemen, duke paraqitur akuza të pabaza dhe të pavërteta ndaj të tjerëve, po mundohen t’i ikin peshës së përgjegjësisë dhe dhënies së përgjigjes për këto veprime kundër njerëzimit dhe kriminale të veta”.

Tags

Komente