Korrik 11, 2020 10:13 Europe/Tirane
  • Mousavi: në rast të rinovimit të embargos së armatimeve, përgjigjja e Iranit do të jetë e fortë

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se në rast se embargoja e armatime kundër Iranit rinovohet për shkak të presioneve të Amerikës, përgjigjja që do të japë Iranit do të jetë shumë e fortë.

Abas Mousavi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke folur mbi rezolutën anti-iraniane të KG të ANEA tha se Irani në formë vullnetare ka bashkëpunim të mirë me ANEA po kjo nuk është e përjetshme. Sa i përket aksidentit të ndodhur në një prej godinave të qendrës bërthamore Natanz në qendër të Iranit, zëdhënësi Mousavi tha se autoritet përkatëse janë duke analizuar ngjarjen dhe nëse arrihet përfundimi se elementë të huaj kanë pasur gisht në këtë ngjarje me padyshim pasojat do të jenë të rënda. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit sa i përket ndjekjes ligjore të dosjes së martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmanit komandantit të forcave Kods të gardës revolucionare tha: Shtabi special i ngritur për këtë punë në ministrinë e jashtme dhe disa organe të sistemit juridik, janë duke e ndjekur me seriozitet të lartë dosjen në fjalë. Sa i përket daljes së Amerikës nga OBSH, zëdhënësi Mousavi tha: Që nga koha e ardhjes së Donald Trump në pushtet, ai ka ndërmarrë një politikë trazirash dhe turbullirash lidhur me organizatat, konventat dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Në kohën kur popujt e botës po përballen me krizën e pandemisë Korona, dalja e Amerikës nga OBSH tregon edhe njëherë lëvizjen e këtij vendi drejt terrorizmit kundër shëndetit dhe mjekësisë.

Tags

Komente