Korrik 11, 2020 10:13 Europe/Tirane
  • Takhtrevançi: Ekzekutimi i gjeneral Kasem Sulejmanit i barabartë me terrorizmin e qeverisë Amerikës

Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB, ekzekutimin e gjeneral Kasem Sulejmanit e ka barazuar me terrorizmin e qeverisë amerikane dhe tha se Uashingtoni mban përgjegjësi ndërkombëtare për këtë krim.

Maxhid Takhtrevançi, përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB, në një letër drejtuar António Guterres sekretari i përgjithshëm i OKB dhe për kryetarin e radhës së KS të OKB, pasi vuri në dukje se ky akt terrorist është kryer me urdhër direkt të presidentit amerikan shtoi se ky veprim kriminal është baras me terrorizmin qeveritar dhe shkelje e hapur e normave dhe dispozitave ndërkombëtare dhe sidomos i konventave të OKB dhe për këtë Amerika mban përgjegjësi ndërkombëtare. Ky akt terrorist dhe pretendimet boshe të Amerikës tregojnë falsitetin e pretendimeve të këtij vendi mbi luftën kundër terrorizmit. Në fakt Amerika po lufton me ata të cilët po luftojnë terrorizmin. Takhtrevançi në këtë letër ka thënë se përcaktimi i një pjese të forcave të armatosura të një vendi si gjoja “ Organizatë e huaj terroriste” është shkelje e normave, dispozitave dhe konventave ndërkombëtare. Ky veprim është shkelje e parimit të barazisë mes qeverive dhe në asnjë mënyrë një veprim i tillë nuk mund të përdoret si shkas për ushtrimin e dhunës ndaj atij organi apo vendi. Ai hodhi poshtë rezolutat e pabaza të autoriteteve amerikane për justifikimin e nxjerrë mbi veprimin kriminal të vrasjes së gjeneral martir Kasem Sulejmani dhe pasi dënoi ashpër këtë krim, tha se Irani rezervon të drejtën që të ndërmarrë të gjitha veprimet e ligjshme për të ndjekur autorët e këtij krimi. Në të njëjtën kohë tha Takhtrevançi, KS i OKB duhet të zbatojë përgjegjësinë e tij dhe të dënojë këto aventura të rrezikshme ushtarake të Amerikës që kërcënojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Përfaqësuesi i Iranit në OKB ndër të tjera rikujtoi se forcat e armatosura të Iranit dhe sidomos forcat Kods të gardës revolucionare ndodhen në vijën e parë të frontit të luftës kundër terrorizmit dhe radikalizmit në rajon dhe sipas dispozitave dhe normave ndërkombëtare Irani do të ndjekë me forcë rrugën e martir Sulejmanit për të luftuar grupet terroriste në rajon dhe për të çrrënjosur këto grupe. Gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti i forcave Kods të gardës revolucionare i cili më 3 janar ishte ftuar zyrtarisht nga funksionarët e Irakut , së bashku me Abu Mehdi Muhandes zv/kreu i forcës Hashd Shaabi dhe 8 shoqërues të tij, u martirizua pas një sulmi terrorist të Amerikës në afërsi të aeroportit të Bagdadit. Urdhri për ekzekutimin e gjeneralit martir Sulejmani u dha direkt nga presidenti Donald Trump. Gjeneral Kasem Sulejmani ishte figura kryesore e luftës kundër grupeve terroriste dhe takfiriste si ISIS në rajonin e Azisë perëndimore. Shumë vende, organizata dhe personalitete në të gjithë botën, e kanë dënuar ashpër këtë akt terrorist të Amerikës.

 


 

Tags

Komente