Korrik 11, 2020 21:21 Europe/Tirane
  • Ish-kryespiuni i Izraelit: Irani nuk mund të ndalet në sektorin bërthamor

Ish shefi i Mossad-it, i cili drejtoi këtë agjenci spiunazhi nën tre kryeministra izraelitë, pranoi se programi bërthamor i Iranit nuk mund të ndalet, dhe u shpreh i bindur se Republika Islamike është e vendosur të avancojë punën e saj atomike.

Shabtai Shavit, shefi i Mossad-it nga viti 1989 deri në 1996, i bëri deklaratat në një intervistë me gazetën Times of Israel. "Pra skenari më i keq është se iranianët nuk do të heqin dorë nga vendimi i tyre, nga vendosmëria e tyre ...", tha Shavit duke folur për vendosmërinë e Republikës Islamike për të ruajtur dhe përparuar aktivitetet bërthamore. Ai, megjithatë, pretendoi se programi iranian i energjisë bërthamore kishte një aspekt ushtarak, diçka që Izraeli dhe aleati i tij më i madh, Shtetet e Bashkuara, kurrë nuk kanë pushuar së pretenduari. Kjo akuzë bëhet ndërsa, sipas një fetvaje (dekret fetar) nga Lideri Suprem i Revolucionit Islamik të Iranit që ndalon armët bërthamore, Irani nuk ka kërkuar kurrë dhe nuk do të kërkojë kurrë të posedojë armë të tilla jo-konvencionale. Akuza e SHBA dhe Izraelit ndaj  Iranit vjen ndërsa i pari është i vetmi vend që ka përdorur ndonjëherë armë bërthamore, dhe i fundit dihet gjerësisht se është i vetmi posedues i armëve bërthamore në Lindjen e Mesme me qindra armë atomike.

 

Tags

Komente