Korrik 14, 2020 21:01 Europe/Tirane
  • Gjeneral Ismail Kaani: Ditë të vështira i presin Amerikën dhe Izraelin

Komandanti i Forcës Kuds të Korpusit të Rojeve të Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC) tha se një zjarr dhe shpërthimi i mëpasshëm që goditi një luftanije të madhe amerikane ka qenë rezultat i krimeve të vetë qeverisë amerikane.

Duke iu drejtuar një takimi të komandantëve të vjetër të Rezistencës, Gjeneral Ismail Kaani u bëri thirrje amerikanëve "të mos e humbin kohën e tyre duke kërkuar fajtorë ose duke ngritur akuza kundër të tjerëve" për atë që ndodhi me luftanijen në portin e San Diegos. "Ky është një zjarr që ata (amerikanët) e kanë ndezur vetë," tha ai. Komandanti i Forcës Kuds reagoi ndaj zjarrit që shpërtheu të Dielën në luftanijen Bonhomme Richard, në bazën e Marinës amerikane në San Diego. "Ky incident është një përgjigje ndaj krimeve tuaja, dhe ka ndodhur nga duart e elementëve tuaj," tha Gjeneral Kaani duke shtuar: "Zoti i përdor duart tuaja për t'ju ndëshkuar." Ajo që po ndodh sot në SHBA, veçanërisht incidenti në luftanije "është rezultat i drejtpërdrejtë i veprimeve, sjelljeve dhe mizorive të administratës amerikane," deklaroi gjenerali i lartë iranian, i cili shtoi: "Ata janë dënuar nga zemërimi dhe ndëshkimi hyjnor, sepse u përpoqën ta injorojnë fjalën hyjnore dhe u prirën drejt shtypjes dhe tiranisë". Gjeneral Ismail Kaani, i cili u emërua në krye të Forcës Kuds pasi SHBA vrau paraardhësin e tij Gjeneral-lejtnant Kasem Soleimani në një sulm me dron në Bagdad në fillim të janarit, tha se si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe aleati i tyre rajonal, Izraeli, duhet të presin më shumë vështirësi dhe telashe. “Ju jeni akoma duke kaluar ditët e rënies tuaj. Ju presin ditë dhe dukuri shumë të vështira,"vuri në dukje ai. Pasardhësi i gjeneralit Soleimani vuri në dukje se ushtria amerikane është shndërruar në një forcë "të lodhur dhe të demoralizuar" dhe pajisjet e saj janë degraduar në "hekurishte". "Regjimi i Uashingtonit duhet të pranojë gjendjen e tij të tmerrshme dhe të ndalë shtypjen e njerëzimit dhe popullit të vet", tha Komandanti i Forcës Kuds të Korpusit të Rojeve të Revolucionit Islamik.

 

Tags

Komente