Korrik 15, 2020 06:46 Europe/Tirane
  • Përpjekja e Amerikës për të shtyrë embargon e armëve kundër Iranit

Amerika me gjithë marrëveshjen bërthamore dhe rezolutën 2231 të KS të OKB, me pretekste të ndryshme po mundohet të shtyjë afatin e embargos së armatimeve kundër Iranit dhe të parandalojë heqjen e sanksioneve ndaj Iranit.

Sipas rezolutës 2231 të KS të OKB, embargoja e armatimeve kundër Iranit, pritet të hiqet më 18 tetor 2020.  Gjeneral brigade Amir Hatami, Ministri i Mbrojtjes i Iranit, të martën në përgjigje të përpjekjeve të qeverisë amerikane për të zgjatur embargon e armëve të Iranit theksoi:  Përpjekjet e Uashingtonit për të zgjatur embargon e armëve  kundër Iranit nuk do të kenë sukses. Që nga fillimi i fitores së Revolucionit, Republika Islamike e Iranit është përballur me embargon e armëve që kishin për qëllim që Irani të bëhej i prekshëm në fushën e mbrojtjes. Në hapin e parë, administrata Carter miratoi embargon e parë të armëve kundër Iranit pasi rinia e linjës së imam Khomeini(ra) pushtoi folenë e spiunazhit ( ambasadën amerikane) në Teheran. Pastaj administrata Reagan, gjatë luftës së imponuar, u bëri presion qeverive të tjera që të përmbahen dhe të mos i shesin armë Iranit. Administrata e Bushit ( babai) miratoi një ligj në Kongres që ndalonte shitjen e armëve konvencionale të avancuara siç janë raketat cruise dhe avionët anti-radarë për Iranin. Me formimin e sanksioneve bërthamore, Bashkimi Evropian gjithashtu në 2007 ndaloi eksportet e armëve në Iran. Me gjithë miratimin e Rezolutës 2231 në 2015; Në vitin 2017, Kongresi Amerikan miratoi një ligj që ndalonte eksportin ose transferimin e pajisjeve ushtarake në Iran. Por për 41 vitet e fundit Irani gjithmonë është mbështetur në aftësitë e tij të brendshme. Aftësia e Iranit për të përmbushur nevojat e tij të mbrojtjes dhe ato parandaluese me ndërtimin e raketave balistike, raketave cruise dhe dronëve është dëshmuar qartë vitet e fundit. Sulmet raketore të Iranit ndaj një bazë ushtarake amerikane në Irak në shenjë hakmarrjeje për ekzekutimin e gjeneralit kasem Sulejmanit, komandant i forcës Kod, krim që u krye nga Shtetet e Bashkuara, ishin demonstruese të aftësive ushtarake të Iranit. Sipas Ministrit iranian të Mbrojtjes, përgjigjja me raketa të Gardës Revolucionare shkatërroi hegjemoninë e Shteteve të Bashkuara dhe regjimin arrogant dhe më shumë se kurrë i vërtetoi botës nivelin e fuqisë dhe autoritetit mbrojtës të Iranit. Irani tani ka hyrë në ekuacione strategjike të sigurisë dhe ushtarake në rajon duke lidhur marrëveshje bashkëpunimi ushtarak. Nënshkrimi i fundit i marrëveshjes së bashkëpunimit ushtarak ishte ai mes Iranit-Sirisë që tregoi se lëvizjet e SH.B.A.-së për të zgjatur embargon e armëve të Iranit nuk mund të prishin strategjitë makro-ushtarake dhe mbrojtëse të Iranit. Republika Islamike e Iranit do të përdor aftësitë e saj të mbrojtjes në kornizën e interesave kombëtare sa herë që e gjykon të nevojshme për interesat e në çështjet e sigurisë dhe ato strategjike. Në fakt, duhet thënë; Administrata e tanishme amerikane, me strategjinë e saj për të kufizuar fuqinë parandaluese të Iranit, po përpiqet ta dëshmojë veten si fituese në përballjen e saj me Iranin dhe ta përdorë këtë në zgjedhjet presidenciale si një pikë suksesi në politikën e saj të jashtme. Megjithatë deklarata e Ministrit të Mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit, i kanë një përgjigje të qartë këtyre iluzione të Shteteve të Bashkuara.

Tags

Komente