Korrik 15, 2020 16:47 Europe/Tirane
  • Ruhani: Irani kurrë nuk dorëzohet para presioneve të fuqive të mëdha, sidomos të Amerikës

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke theksuar se Republika Islamike e Iranit kurrë nuk do të dorëzohet politikës së forcës dhe presionit të fuqive të mëdha sidomos të Amerikës, deklaroi: "Amerikanët duhet ta dinë se pavarësisht veprimeve destruktive kundër interesave të Iranit, kurrë nuk do të realizojnë qëllimet e tyre".

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e mërkurë në mbledhjen e Qeverisë, vuri në dukje uljen e inflacionit dhe rritjen ekonomike pa naftë të Iranit pavarësisht sanksioneve dhe problemeve të krijuara nga përhapja e virusit Korona, tha: "Irani përball veprimeve të Amerikës, kurrë nuk do të izolohet dhe rruga e progresit dhe zhvillimit ekonomik të Iranit nuk ndërpritet".

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje 5 vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore dhe daljen e paligjshme të qeverisë së Amerikës nga marrëveshja bërthamore e vlerësoi si rezultat të përpjekjes së trekëndëshit djallëzor të sionistëve, regjimeve servile të rajonit dhe radikalëve të Amerikës, ndërsa shtoi: "Fakti se Irani ka vërtetuar se është një shtet paqësor, zhvlerësimi i propagandës disa vjeçare anti-iraniane, dështimi i përpjekjeve të armiqve për ta goditur sigurinë kombëtare të Iranit dhe anulimi i rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB kundër Iranit, janë suksese të marrëveshjes bërthamore të cilat janë ruajtur deri më sot pavarësisht përpjekjeve destruktive të Amerikës".

Ruhani në vazhdim përfundimin e embargos së armëve ndaj Iranit e vlerësoi si një veprim për ruajtjen e të drejtave dhe ligjeve ndërkombëtare multilaterale dhe theksoi: "Teherani po vëzhgon me vëmendje çdo lëvizje që bëhet në këtë drejtim".

Tags

Komente