Korrik 31, 2020 07:29 Europe/Tirane
  • Falet namazi i Kurban Bajramit

Sot në të gjithë Iranin Islamik është organizuar falja e namazit të Kurban Bajramit.

Namazi i Kurban Bajramit në Teheran, që u mbajt njëkohësisht me të gjitha qytetet e tjera në Iran, u fal duke respektuar direktivat higjienike. Sot më 10 Dhi’haxhe të vitit 1441 është festa e Kurban Bajramit një prej festave më të mëdha të myslimanëve. Në festën e Kurban Bajramit, haxhinjtë që kanë përfunduar pelegrinazhin në Shtëpinë e Zotit, me urdhër të Zotit dhe për kënaqësinë e tij bëjnë kurban dhe mbajnë gjallë kujtimin dhe veprën e profetit të madh hyjnor hazretit Ibrahim (as). Zoti për të testuar besimin e pastër të hazretit Ibrahim, atij i dha mision që të bënte kurban djalin e tij Ismailin (as) në rrugën e Zotit. Hazreti Ibrahim edhe pse e kishte shumë të vështirë ta kryente këtë mision, mirëpo u shpreh i vendosur për ta zbatuar urdhrin e Zotit. Sado që ai u mundua ta priste kokën e hazretit Ibrahim, thika nuk priste. Pas kësaj atij hazreti iu dërgua mesazhi ku thuhej se kishte kaluar këtë test hyjnor dhe më pas atij iu dërgua një dele me qëllim që ai në vend të djalit të bënte kurban delen. Ky testim është një mësim për sakrificën dhe për të tejkaluar tundimet e brendshme përballë urdhrave të Zotit. Radiotelevizioni shtetëror i Iranit IRIB, me këtë rast uron të gjithë besimtarët dhe liridashësit e botës për festën e Kurban Bajramit.

 

Tags

Komente