Gusht 03, 2020 23:31 Europe/Tirane
  • Mashtrimi anti-iranian i BBC

Spekulimet e fundit të propagandës së Korporatës Britanike të Transmetimeve (BBC) kundër Iranit do të japin efekt të kundërt, pasi themelet e lëkundura mbi të cilat janë ndërtuar shpejt po zbulohen.

Më 1 gusht, BBC Farsi pretendoi se kishte marrë nga "një burim pa emër që punon me qeverinë e Iranit" "numrin e vërtetë" të rasteve të COVID-19 në Iran. Burimi i ashtuquajtur "i paemërtuar" pretendohet se ka kaluar dokumente në BBC Farsi, të cilat pretendojnë se më shumë se 450,000 iranianë janë infektuar me COVID-19 dhe 42,000 që dyshohet se kanë vdekur deri më 21 korrik. Para së gjithash, burimi i lajmit është i dobët pasi mbështetet në një burim të vetëm "anonim", faktet dhe shifrat e të cilit nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. Për më tepër, duke pasur parasysh prevalencën e koronavirusit në Iran (si në shumë vende të tjera) si mundet një burim i vetëm të ketë qasje në të dhënat për të gjitha aspektet e pandemisë së koronavirusit në një vend aq të madh sa Irani? Së dyti, siç kanë theksuar ekspertët e pavarur, shifrat zyrtare të Iranit janë verifikuar plotësisht nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH). Në një intervistë për BBC, akademiku iranian Sejed Mohammad Marandi, tha se Irani ka dhënë informacione shumë më të hollësishme për Zyrën e Mesdheut Lindor të OBSH-së, sesa vendet e tjera. Me fjalë të tjera, në vend që të vinte në dyshim shifrat zyrtare të koronavirusit për vendet si Arabia Saudite (e cila ka furnizuar shumë më pak informacion të detajuar për OBSH) BBC ka qenë e motivuar politikisht duke u përqëndruar te Irani. Së treti, BBC ka zgjedhur jo vetëm që të injorojë mbulimin e vërtetë, por në fakt është aktive në mohimin e realitetit. Mbulimi i vërtetë është ndikimi i sanksioneve amerikane në aftësinë e Iranit për të luftuar pandeminë.

 

Tags

Komente